Operacione antiterror - Një ushtar turk bie dëshmor dhe një tjetër mbetet i plagosur

Si pasojë e sulmit të armatosur të terroristëve të organizatës separatiste terroriste PKK në rajonin Kani Rash në veri të Irakut një ushtar turk ra dëshmor ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Operacione antiterror - Një ushtar turk bie dëshmor dhe një tjetër mbetet i plagosur

Si pasojë e sulmit të armatosur të terroristëve të organizatës separatiste terroriste në rajonin Kani Rash në veri të Irakut një ushtar turk ra dëshmor ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Në  deklaratën me shkrim të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke bëhet e ditur se elementët e Forcave të Armatosura Turke, që gjenden në rajonin Kani Rash u sulmua me armë nga pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste PKK.  

Në sulm ra dëshmor një ushtar dhe u plagos një tjetër - shkruhet në deklaratë dhe shtohet se në rajon filloi operacion me mbështetje ajrore për të neutralizuar terroristët.

Ndërkaq Forcat e Armatosura Turke gjatë datave 20-27 prill neutralizuan 41 terroristë në Tunxheli (Tunceli), Siirt, Dijarbakër (Diyarbakır), Shërnak (Şırnak) dhe në veri të Irakut.

Kurse që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” më 20 janar në Afrin të Sirisë janë neutralizuar 4 mijë e 305 terroristë.

Nga ana tjetër në operacionet e ndërmarra kundër organizatës separatiste terroriste në nënprefekturat Lice dhe Kulp të rrethit Dijarbakër u asgjësuan 8 strehimore të terroristëve.

Në operacione u sekuestruan disa pajisje elektrike, dokumente të shumta të organizatës terroriste, veshje dhe materiale jetese.



Lajme të ngjashme