Turqia reagon ndaj deklaratës së Trump për ‘ngjarjet e 1915’

Turqia ka mohuar “shprehjet e pasakta dhe interpretimin subjektiv të historisë” në deklaratën me shkrim që është bërë më 24 prill 2018 nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

958272
Turqia reagon ndaj deklaratës së Trump për ‘ngjarjet e 1915’

"Ne mohojmë “shprehjet e pasakta dhe interpretimin subjektiv të historisë” që zënë vend në deklaratën me shkrim që është bërë më 24 prill 2018 nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump në lidhje me ngjarjet e vitit 1915”,- thuhet në deklaratën e shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Turqia pret nga administrata amerikane një vlerësim të drejtë për këtë periudhë, gjatë së cilës kanë përjetuar vuajtje të mëdha të gjithë popujt e Perandorisë Osmane.

“Në këtë kontekst, ne i rikujtojmë Presidentit Trump se gjatë të njëjtës periudhë më shumë se 500.000 myslimanë u masakruan për shkak të ngjarjeve, ku kanë marrë pjesë kryengritësit armenë. Turqia vazhdon të ofrojë ndriçimin e kësaj periudhe të dhimbshme historike përmes krijimit të një Komisioni të Përbashkët Historik dhe i ka hapur arkivat e saj për kërkuesit.”

Nga ana tjetër, armenët osmanë, të cilët humbën jetën në kushtet e Luftës së Parë Botërore, u përkujtuan edhe këtë vit me një ceremoni mbajtur më 24 prill në Patrikanën Armene të Stambollit në përputhje me respektin që meritojnë dhe miqësinë 800-vjeçare që ekziston midis turqve dhe armenëve.

Ne i rekomandojmë administratës amerikane të marrë në konsideratë mesazhin e datës 24 prill 2018 të Presidentit tonë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dërguar në këtë ceremoni, drejtuar pasardhësve të armenëve osmanë dhe që pasqyron qasjen e Turqisë ndaj kësaj çështjeje të ndjeshme. Përveç të gjitha këtyre pikave, ne mendojmë se është në përputhje me gjykimin e shëndoshë që deklarata e bërë nga Presidenti amerikan ka mbetur brenda normave juridike ndërkombëtare dhe nuk i referohet pretendimeve të pabazuara të gjenocidit, përfundon komunikata e MPJ turke.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë me shkrim që bëri për 24 Prillin, datë që nga armenët pranohet si përvjetori i ngjarjeve të vitit 1915, përdori shprehjen "Meds Yeghern", që në armenishte do të thotë “Fatkeqësi e Madhe”.



Lajme të ngjashme