Presidenti Erdogan do të vizitojë Uzbekistanin dhe Korenë e Jugut

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë vizita zyrtare në përgjigje të ftesave të Presidentit të Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev dhe Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-In.

Presidenti Erdogan do të vizitojë Uzbekistanin dhe Korenë e Jugut

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë vizita zyrtare në përgjigje të ftesave të Presidentit të Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev dhe Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-In.

Në përgjigje të ftesës së Presidentit të Uzbekistanit, Savkat Mirziyoyev, Presidenti Erdogan do të qëndrojë për vizitë në këtë vend mes datave 29 prill – 1 maj.

Sipas komunikatës së bërë nga zyra për informim e Presidencës, gjatë kontakteve që do të realizohen në kuadër të vizitës, do të shkëmbehen mendimet në lidhje me hapat që do të mund të hidhen për ti avancuar marrëdhëniet me Uzbekistanin dhe për zhvillimet rajonale.

Në kuadër të programit të vizitës në Tashkent, Presidenti Erdogan do ti drejtohet me një fjalim parlamentit të Uzbekistanit, ndërsa më pas së bashku me Presidentin uzbek, Mirziyoyev, do të marrin pjesë në forumin e biznesit Turqi-Uzbekistan, ku do të marrin pjesë biznesmenët e të dyja vendeve.

Më 1 maj Presidenti Erdogan do të zhvillojë kontakte dhe inspektime në qytetin Buhara, që është një qytet i lashtë i qytetërimit turko-islam dhe vendlindja e dijetarëve dhe mendimtarëve të shquar.

Ndërkaq më datat 2-3 maj kreu i shtetit turk do ti përgjigjet ftesës së Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe do të zhvillojë një vizitë zyrtare në këtë vend.

Në takimet që do të zhvillohen gjatë vizitës në Korenë e Jugut, krahas marrëdhënieve dypalëshe do të bisedohet edhe në lidhje me çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Sipas zyrës për informim e Presidencës, Erdogan do të vizitojë edhe Kuvendin Kombëtar të Koresë së Jugut, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Chung Sye-kyun, ndërkaq do të presë në takim edhe zyrtarët e lartë të kompanive të shquara koreanojugore.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se “Tani është duke u kaluar nëpër një fazë të rëndësishme, ku janë intensifikuar përpjekjet për vendosjen e paqes në gadishullin korean. Vullneti politik i shfaqur nga Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In mundëson krijimin e një atmosfere të dialogut dhe bashkëpunimit mes palëve. Turqia është duke i vlerësuar këto takime si një rast i veçantë për të ardhmen e gadishullit Korean, me të cilin ka lidhje historike, ndërsa i përkrah përpjekjet për zgjidhjen e problemeve në këtë rajon”.



Lajme të ngjashme