Turqia i dërgoi notë diplomatike Gjermanisë për zgjedhjet e 24 qershorit

Turqia ka bërë përçapje diplomatike për hapjen e qendrave të posaçme të votimit në Gjermani për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 24 qershor.

Turqia i dërgoi notë diplomatike Gjermanisë për zgjedhjet e 24 qershorit

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, njoftimi i përgatitur për vendosjen e kutive të votimit në përfaqësitë turke në Gjermani ose në rajone të caktuara i është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Nëse Gjermania i përgjigjet pozitivisht notës diplomatike, atëherë do të jetë e mundur ngritja e qendrave të posaçme të votimit për zgjedhësit turq që jetojnë në këtë vend.

Votuesit që jetojnë jashtë shtetit do të kenë mundësi që për raundin e parë të zgjedhjeve të votojnë ndërmjet datave 4-17 qershor, kurse në rast se zgjedhjet presidenciale mbeten për në raundin e dytë, do të kenë mundësi të votojnë në këto qendra të posaçme ndërmjet datave 30 qershor – 4 korrik.

Turqit në Gjermani deri tani kanë votuar për zgjedhjet presidenciale të 10 gushtit 2014, zgjedhjet e përgjithshme të 7 qershorit dhe 1 nëntorit 2015 dhe për referendumin e ndryshimeve kushtetuese që u mbajt në 16 prill 2017 në Turqi.

 


Lajme të ngjashme