Turqi – Një ushtar bie dëshmor në një kurth të PKK-së

Një ushtar ka rënë dëshmor në provincën Shërnak (Şırnak) si pasojë e shpërthimit të eksplozivit të kurthuar nga terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK.

Turqi – Një ushtar bie dëshmor në një kurth të PKK-së

Përmes një deklarate të shkruar Prefektura (e Shërnakut) njofton se të hënën kishte filluar një operacion kundër organizatës separatiste terroriste PKK në vendin e quajtur Maja e Sorusë (Soru Tepe), afër qendrës administrative të prefekturës.

Një ushtar i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit në orët e para të mëngjesit (të sotëm) të një eksplozivi artizanal të kurthuar më herët nga terroristët nuk arriti të mbijetojë me gjithë ndërhyrjet e bëra nga bluzat e bardha dhe ra dëshmor, bën të ditur Prefektura përmes deklaratës.

Në zonë vazhdon operacioni për kapjen e terroristëve.

 


Lajme të ngjashme