Kryeministri Yildirim pritet me ceremoni zyrtare në Spanjë

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Spanjë, me ftesë të homologut të tij spanjoll, Mariano Rajoy. Ndalesa e parë e Kryeministrit Yildirim në Madrid ishte Pallati Moncloa...

957809
Kryeministri Yildirim pritet me ceremoni zyrtare në Spanjë

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Spanjë, me ftesë të homologut të tij spanjoll, Mariano Rajoy.

Ndalesa e parë e Kryeministrit Yildirim në Madrid ishte Pallati Moncloa.

Këtu Yildirim u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij Rajoy, ndërsa më pas mori pjesë në samitin e 6-të ndërqeveritar Turqi-Spanjë të organizuar në Madrid.

Gjatë samitit krahas marrëdhënieve ekonomike dhe politike mes dy vendeve iu bë një vlerësim edhe zhvillimeve rajonale dhe atyre ndërkombëtare.

Kryeministri Yildirim gjatë samitit preku edhe në rëndësinë e vizitës nga aspekti ekonomik, ku tha se “Gjatë kësaj vizite do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje me qëllim të avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona me Spanjën”.

“Samiti ndërqeveritar mes Turqisë dhe Spanjës u themelua në vitin 2008, ndërkaq mbledhja e parë u mbajt në vitin 2009”, tha Yildirim, ndërsa rikujtoi se mbledhja e fundit e samitit u mbajt në vitin 2014 në Turqi.

Duke e vënë në dukje se me rastin e kësaj vizite me homologun e tij Mariano Rajoy do të bisedojë në mënyrë gjithëpërfshirëse në lidhje me gjendjen e fundit dhe të ardhmen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Spanjës, Kryeministri Yildirim tha se gjatë takimit do të bisedojnë edhe në lidhje me zhvillimet e jetuara në vend dhe rrethinë, ndërsa do të shqyrtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse edhe qëndrimi i Turqisë ndaj këtyre zhvillimeve.

Yildirim bëri të ditur se Turqia dhe Spanja janë partnere strategjike, ndërsa shtoi: “Në të njëjtën kohë vendet tona janë edhe aleate të NATO-s. Janë dy vende, të cilat trajtojnë me tolerancë kulturat, identitetet e ndryshme, ndërsa në vitin 2005 kanë bashkëkryesuar në Aleancën e Qytetërimeve. Në këtë kuadër Presidenti Erdogan, gjatë periudhës së tij si kryeministër, ka kryer një punë shumë të dobishme duke punuar në drejtim të pajtimit dhe afrimit të feve dhe kulturave të ndryshme”.

“Me rastin e vizitës do të shqyrtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse edhe çështjet ekonomike”, bëri të ditur Yildirim dhe vijoi duke thënë se “Tregtia dypalëshe me Spanjën gjatë vitit të kaluar shënoi rritje me 19% dhe doli në afërsisht 13 miliardë dollarë. Qindra kompani spanjolle janë duke bërë investime në Turqi”.

Gjatë vizitës së tij në Spanjë, Kryeministri Yildirim do të takohet edhe me përfaqësuesit e botës së biznesit me të cilët do të bisedojë për mundësitë e reja të punës, ndërsa biznesmenëve do t’u drejtohet me një fjalim gjatë Forumit të Biznesit Turqi-Spanjë.

Kryeministri Yildirim do të ketë një takim edhe me Mbretin e Spanjës, Filipe i 6-të dhe me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Spanjës, Ana Pastor, ndërsa do të mbajë një fjalim edhe në forumin e institucionit të shquar të mendimeve “Nueva Economia” si dhe do të japë reportazhe për shtëpitë mediatike spanjolle.

Duke vënë në dukje se Spanja ka dhënë një kontribut aktiv në sistemin e mbrojtjes ajrore të Turqisë për shkak të krizës që po jetohet në Siri, Kryeministri Yildirim tha: “Spanja prej dy vitesh ka të dislokuara sistemet e saj të mbrojtjes ajrore në Turqi. Prandaj, Spanja është mik dhe aleat i vërtet i Turqisë dhe është një vend i Bashkimit Evropian. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë kësaj vizite për ti avancuar marrëdhëniet tona edhe më shumë me Spanjën, ndërsa gjatë vizitës do të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje. Gjatë këtyre takimeve edhe ministrat do të gjejnë rasti për të biseduar më gjerësisht me homologët e tyre përkatës”.



Lajme të ngjashme