Kryeministri Yildirim në Madrid më 24-25 prill për Samitin VI Ndërqeveritar Turqi-Spanjë

Zyra për Shtyp e Kryeministrisë së Turqisë bën të ditur përmes një komunikate të shkruar se Binali Yildirim do të shkojë në Madrid në përgjigje të ftesës së homologut të tij spanjoll, Mariano Rajoy...

956727
Kryeministri Yildirim në Madrid më 24-25 prill për Samitin VI Ndërqeveritar Turqi-Spanjë

Kryeministri turk, Binali Yildirim, do të realizojë një vizitë zyrtare në Spanjë, më datë 24-25 prill, për të marrë pjesë në Samitin VI Ndërqeveritar Turqi-Spanjë.

Zyra për Shtyp e Kryeministrisë së Turqisë bën të ditur përmes një komunikate të shkruar se Yildirim do të shkojë në Madrid në përgjigje të ftesës së homologut të tij spanjoll, Mariano Rajoy.

Shefi i qeverisë turke do të ketë takime me Kryeministrin Rajoy dhe me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Ana Pastor, ndërkohë që do të pritet edhe nga Mbreti i Spanjës, Felipe VI.

Krahas marrëdhënieve bilaterale Turqi-Spanjë, në takime do të shqyrtohen në detaje gjithashtu çështjet rajonale dhe ndërkombëtare në agjendën e përbashkët të dy shteteve.

Binali Yildirim do të ketë një takim edhe me biznesmenët turq e spanjollë duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike, si dhe do të marrë pjesë në Forumin e Ekonomisë së Re (Nueva Economia), i cili konsiderohet si një referencë e rëndësishme për politikanët, botën e biznesit dhe rrethet diplomatike dhe median.

Në kuadër të vizitës në fjalë, kryeministri turk do të organizojë po ashtu një bashkëbisedim me gazetarë të zgjedhur spanjollë.



Lajme të ngjashme