Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: Gjendja e jashtëzakonshme lufton vetëm terrorizmin, s'paraqet problem për investitorët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të shtunën nga Stambolli se gjendja e jashtëzakonshme në vend ka të bëjë vetëm me luftën kundër terrorizmit dhe, si e tillë, ajo nuk paraqet problem për ata që duan të investojnë...

Erdogan: Gjendja e jashtëzakonshme lufton vetëm terrorizmin, s'paraqet problem për investitorët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të shtunën nga Stambolli se gjendja e jashtëzakonshme në vend ka të bëjë vetëm me luftën kundër terrorizmit dhe, si e tillë, ajo nuk paraqet problem për ata që duan të investojnë. 

Ai mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë të Turqisë, ku vuri theksin tek sfidat dhe objektivat me të cilat përballet ekonomia e vendit të tij. 

"Duhet të dyfishojmë patjetër rritjen ekonomike në mënyrë që të arrijmë synimet tona, të cilat ia kemi caktuar vetes deri në vitin 2023", tha Erdogan duke shtuar se Turqia ka për qëllim të rrisë në 1 trilion dollarë nivelin e tregtisë me jashtë dhe në 2 trilionë dollarë nivelin e të ardhurave kombëtare.

Me këtë rast, presidenti inkurajoi afaristët që dëshirojnë të investojnë në Turqi.

"Dëgjojmë herë pas here që individët ankohen për gjendjen e jashtëzakonshme, ku synojnë të minojnë dëshirën e biznesmenëve për të investuar në vendin tonë. Dua t'i them botës së biznesit dhe ta pyes atë nëse gjendja e jashtëzakonshme është përdorur për ndonjë qëllim tjetër përveçse në luftën kundër terrorizmit", u shpreh kreu i shtetit turk. /AA



Lajme të ngjashme