Yildirim reagon ndaj vendimit skandaloz të Greqisë, puçistët e shohin si vendstrehim

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se kriminelët e organizatës terroriste gyleniste (FETO) kanë filluar ta shohin Greqinë si një vendstrehim.

955794
Yildirim reagon ndaj vendimit skandaloz të Greqisë, puçistët e shohin si vendstrehim
binali yildirim.jpg
omer celik.jpg

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se kriminelët e organizatës terroriste gyleniste (FETO) kanë filluar ta shohin Greqinë si një vendstrehim.  

Gazetarët pyetën në Ankara Kryeministrin Jëlldërëm në lidhje me vendimin e Këshillit të Shtetit të Greqisë (Gjykata e Lartë Administrative) për të lënë të lirë me kusht Sulejman Ëzkaynakçë (Süleyman Özkaynakçı), një nga 8 puçistët që ishin arratisur dhe kishin kërkuar azil në Greqi pasi kishin marrë pjesë në tentativën e Organizatës Terroriste Guleniste – Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) më 15 korrik 2016-të në Turqi.

Ai tha se mbrojtja e anëtarëve të organizatës, pjesëmarrës në tentativë, është e papranueshme.

“Greqia është fqinja jonë është një vend mik. Ne mendojmë se armiku ynë duhet të jetë edhe armiku i Greqisë. Kështu mendojmë se ata duhet të sillen në mënyrë të këtillë. Për fat të keq kohët e fundit kriminelët e FETO-s kanë filluar ta shohin Greqinë si një vendstrehim të sigurt. Kjo dëmton fqinjësinë dhe miqësinë tonë. Shpresojmë që Greqia të ekstradojë në Turqi pjesëtarët e FETO-s. Ne e përsërisim thirrjen tonë. Ne nuk dëshirojmë që anëtarët e organizatës terroriste gyleniste të ndikojnë negativisht marrëdhëniet Turqi-Greqi” tha Jëlldërëm.

 

Edhe Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik reagoi ndaj vendimit në fjalë të Greqisë.

Në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogari të tij në Twitter Ai nënvizoi se duket qartë se Greqia, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka marrë në mbrojtje pjesëtarët e FETO-s të përfshirë në tentativë në Turqi, ndërsa lënia e tyre të lirë nënkupton “stimulim” për puçistët.



Lajme të ngjashme