Zv/kryeministri Bozdag: 24 qershori, një datë e përshtatshme për të gjithë

I ftuar në Tryezën e Editorëve të agjencisë Anadolli (AA) Zëvendëskryeministri Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) sqaroi arsyet e përcaktimit të 24 qershorit si datë të zgjedhjeve të parakohshme.

Zv/kryeministri Bozdag: 24 qershori, një datë e përshtatshme për të gjithë

Bozda tha se 24 qershori është një datë e përshtatshme për zgjedhësit, që ata të dalin në zgjedhje.

“Po të shikojmë qershorin, kemi një datë të pranueshme nga të gjithë. Shkollat sapo janë mbyllur. Kemi Muajin e Ramazanit. Kemi Bajramin, provimin e pranimit në universitet. Është një datë kur qytetari ndodhet në vendin e tij dhe mund të marrë pjesë në votim”, sqaroi Bozda.

“Vendimin për një datë të hershme e morëm me qëllim për të mos e dëmtuar Turqinë, për të mos e ngarkuar agjendën me debatet zgjedhore”, shtoi zv/kryeministri.



Lajme të ngjashme