Ushtria Turke neutralizon 14 terroristë në operacionet e fundit ajrore brenda dhe jashtë vendit

Forcat e Armatosura Turke (TSK), në operacionet ajrore në rajonin Zap në veri të Irakut, neutralizuan 5 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Në operacion u asgjësuan gjithashtu edhe 3 objektiva që përdoreshin si vendstrehim nga terroristët.

Nga ana tjetër u zhvillua një operacion me mbështetje ajrore ndaj organizatës terroriste në Malin Yazlica (Herekol) në nënprefekturën Pervari të Siirtit.

Në operacion, në rajonin e kodrës Ayva, u neutralizuan 7 terroristë të përcaktuar nga mjeti ajror pa pilot.  

Edhe në rajonin Amanos të rrethit Hatay u zhvillua një operacion ndaj objektivave të terrorit.

Në operacion u vranë 2 terroristë dhe u sekuestruan armët e tyre.

Lajme të ngjashme