Turqia reagon ndaj Raportit të Komisionit Evropian; Nuk kuptojnë realitetin e Turqisë

Turqia bëri të ditur se Raporti për Turqinë i përgatitur nga Komisioni i Bashkimit Evropian nuk është objektiv dhe i ekuilibruar.

Turqia reagon ndaj Raportit të Komisionit Evropian; Nuk kuptojnë realitetin e Turqisë

Turqia bëri të ditur se Raporti i Progresit për Turqinë i përgatitur nga Komisioni i Bashkimit Evropian nuk është objektiv dhe i ekuilibruar.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme u reagua ashpër ndaj Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2018-të.

“Për fat të keq, Komisioni Evropian me këtë raport tregoi edhe një herë se nuk dëshiron të kuptojë vështirësitë e periudhës në të cilën po kalojmë. Megjithëse i kemi shpjeguar dhjetëra herë këto çështje të mbështetura vazhdimisht me dokumentacione, Komisioni nuk është në gjendje të jetë objektiv dhe i ekuilibruar” shkruhet në deklaratë.

Në deklaratë rikujtohet se Turqia është duke luftuar njëherazi me disa organizata terroriste me në krye PKK-në, DAESH-in dhe FETO-n.

“Mospërmendjen në raport të kërcënimit FETO, që sulmoi poshtërisht shtetin tonë, parlamentin tonë dhe popullin tonë, e shohim si një mangësi serioze. Pavarësisht se në raport është ripërsëritur e drejta legjitime e Turqisë për të marrë masa të menjëhershme dhe proporcionale veçanërisht pas tentativës së grushtit të shtetit më 15 korrik, vëmë re se pretendime dhe akuza të pabaza të mbështetura tek qarqet e ditura janë përfshirë gjithashtu në raport... Një sërë pretendimesh dhe akuzash me cilësi të përgjithshme që i janë drejtuar vendit tonë në raportin në fjalë janë të papranueshme”.  

Duke u theksuar se masat e marra nga Turqia kundër organizatave terroriste kontribuojnë padyshim edhe për sigurinë e vendeve të BE-së, në deklaratë shkruhet: “Në fakt, masat e marra kundër organizatave terroriste kontribuojnë padyshim jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare, por edhe për sigurinë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Me këtë rast, ne e shohim të nevojshme për të ritheksuar edhe një herë se organizata terroriste PKK/PYD/YPG paraqet një kërcënim serioz edhe kundër rendit dhe sigurisë publike të vendeve anëtare të BE”.

Në raport nënvizohet edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian ndaj tensionit që përjetohet kohët e fundit në Egje.

“Nga ana tjetër është krejtësisht e gabuar dhe e papranueshme që BE-ja, duke e parë veten në pozicionin e një arbitri ose një gjykate kompetent dhe duke u përpjekur të japë një gjykim nën pretekstin e "solidaritetit të bashkimit" në lidhje me mosmarrëveshjet që lidhen me sovranitetin” shkruhet në deklaratë.

Kurse në lidhje me deklaratat për çështjen e Qipros shkruhet se “Brenda raportit nuk ka asgjë tjetër përtej përsëritjes së pikëpamjeve tashmë të njohura të Bashkimit Evropian të bazuara në themele të gabuara”.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Turqinë ripërsëritet se operacioni ‘Dega e Ullirit’ është një operacion kundër terrorizmit që ka për qëllim eliminimin e kërcënimit terrorist kundër Turqisë dhe zhvillohet në bazë të së drejtës për vetëmbrojtje.

“Ky operacion ka dhënë një shembull se si mund të luftohet terrorizmi pa dëmtuar civilët. Për suksesin në luftën kundër terrorizmit, bashkësia ndërkombëtare në tërësi, duke përfshirë BE-në, duhet të ketë kujdes që mbajë një qëndrim konstant ndaj terrorizmit dhe nuk duhet të bëjë dallime mes organizatave terroriste” shkruhet në deklaratë.

Ne mbajtëm shënim qëndrimin objektiv dhe konstruktiv të Komisionit Evropian në lidhje me dialogun e liberalizimit të vizave dhe përditësimin e Unionit Doganor midis Turqisë dhe BE-së dhe institucioneve të tjera relevante të BE-së i bëhet ftesë për të bërë përpjekjet e tyre drejt finalizimit të këtyre çështjeve. Theksohet se Turqia ka bërë pjesën e saj që i takon në lidhje me këto çështje.

“Bashkimi Evropian, i cili bllokon procesin e anëtarësimit në Union të Turqisë me pengesa artificiale dhe politike tregon një paqëndrueshmëri kur pretendon se Turqia po distancohet nga BE-ja” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Gjithashtu shkruhet se raporti shfaq se nuk kuptohet realiteti i Turqisë dhe si rrjedhojë nuk i qaset shërbimit që ka për qëllim.



Lajme të ngjashme