Zëdhënësi Kalin: Janë gjetur prova të fuqishme mbi përdorimin e armëve kimike në Siri

Në artikullin e tij të publikuar në gazetën “Daily Sabah” me titull “A do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore?”, zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin i bën një vlerësim zhvillimeve në Siri.

951834
Zëdhënësi Kalin: Janë gjetur prova të fuqishme mbi përdorimin e armëve kimike në Siri

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, në lidhje me operacionin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj regjimit sirian pas sulmit kimik në Duma, tha se janë gjetur dëshmi të fuqishme mbi përdorimin e armëve kimike, ndërsa bëri të ditur që “Sikur regjimit sirian të kishte marrë një përgjigje të fuqishme në vitin 2013, kjo do të ndryshonte rrjedhën e krizës në Siri”.  

Në artikullin e tij të publikuar në gazetën “Daily Sabah” me titull “A do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore?”, zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin i bën një vlerësim zhvillimeve në Siri.

Duke i parashtruar pyetjet se “A do të ketë luftë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për shkak të sulmeve me armë kimike të kryera nga regjimi i Esadit më 7 prill në Duma? A është ky fillimi i një Lufte të Tretë Botërore?, zëdhënësi Kalin tha se përkundër deklaratave të ekzagjeruar dhe grindjeve me fjalë, “nuk është kështu”.

Duke tërhequr vëmendjen se kjo përkundrazi, është një punë e papërfunduar e Luftës së Ftohtë, Kalin tha se ekzistojnë prova të forta se regjimi i Bashar Esadit ka përdorur përsëri armët kimike më 7 prill.

 

“Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi se rreth 500 njerëz në Duma u trajtuan për "shenja dhe simptoma të ekspozimit ndaj kimikateve toksike”, bëri të ditur Kalin dhe shtoi se supozohet se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën mbi 70 persona.

Kalin gjithashtu bëri të ditur se ata që vdiqën shfaqën simptoma "të ekspozimit ndaj kimikateve shumë toksike”, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Kjo nuk është hera e parë që regjimi ka përdorur armë kimike ndaj popullit të tij. Kur e bëri këtë në vitin 2013, Presidenti amerikan atëkohë Barak Obama vendosi një vijë të kuqe, por nuk bëri asgjë për ta mbajtur regjimin përgjegjës ose për të marrë masa për të siguruar që akte të tilla barbare të mos përsëriten më”.

“Ishte ky dështim i Obamës që i dha Rusisë dhe Iranit mundësinë për të hyrë në terren në Siri me gjithë fuqi”, tha Kalin dhe shtoi se kjo është gjithashtu ajo që i dha regjimit të Esadit një litar shpëtimi të ri kur ai ishte gati të shkatërrohej.



Lajme të ngjashme