Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër zhvillon një vizitë zyrtare në Ankara

Në kuadër të vizitës së tij Sekretari Stoltenberg do të bisedojë në lidhje me çështjet e ndryshme me në krye marrëdhëniet Turqi-NATO.

951793
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër zhvillon një vizitë zyrtare në Ankara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Ankara.

Sekretari Stoltenberg nesër do të takohet me Presidentin, Recep Tayyip Erdogan, ministrin e Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli dhe shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate, Hulusi Akar.

Në kuadër të kontakteve të tij Stoltenberg do të bisedojë në lidhje me marrëdhëniet Turqi-NATO, operacionin “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në zonën Afrin të Sirisë, luftën kundër terrorit, samitin e NATO-s në Bruksel dhe për çështjet rajonale.

Gjatë kësaj vizite do të bisedohet edhe në lidhje me operacionet ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglisë dhe Francës ndaj objektivave të regjimit të Esadit në Siri.

 


Lajme të ngjashme