Presidenti Erdogan diskuton me Putin për operacionin në Siri

Gjatë bisedës u shkëmbyen mendimet në lidhje me operacionin ajror të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglisë dhe Francës ndaj objektivave të regjimit sirian.

Presidenti Erdogan diskuton me Putin për operacionin në Siri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës, gjatë bisedës u shkëmbyen mendimet në lidhje me operacionin ajror të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglisë dhe Francës ndaj objektivave të regjimit sirian.

Gjatë bisedës Presidenti Erdogan theksoi se Turqia vazhdimisht ka dënuar më mënyrë më të ashpër përdorimin e armëve kimike, ndërsa ka vënë theksin në nevojën për të mos e përshkallëzuar edhe më shumë tensionimin në rajon.

Të dy liderët gjatë bisedës vënë theksin në vendosmërinë e tyre për të bashkëpunuar në uljen e tensionimit në terren dhe për gjetjen e zgjidhjes politike problemit, ndërsa u dakorduan për të qenë në kontakt të ngushtë qoftë për çështjet rajonale, qoftë për ato dypalëshe.

 


Lajme të ngjashme