Zëdhënësi i Presidencës turke prononcohet në lidhje me sulmin ndaj regjimit të Esadit

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me operacionin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër regjimit sirian pas sulmit kimik në Duma.

Zëdhënësi i Presidencës turke prononcohet në lidhje me sulmin ndaj regjimit të Esadit

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, në lidhje me operacionin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës ndaj regjimit sirian pas sulmit kimik në Duma, tha se "Do të ishte e paimagjinueshme që regjimi sirian, për të cilën është njohur se ka kryer sulm me armë kimike në Duma më 7 prill, të mbetet pa përgjigje".

Kalin bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me operacionin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër regjimit sirian pas sulmit kimik në Duma.

“Përdorimi i armëve kimike është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe një krim kundër njerëzimit. Do të ishte e paimagjinueshme që regjimi sirian për të cilën është njohur se ka kryer sulm me armë kimike në Duma më 7 prill të mbetet pa përgjigje. Përgjegjësit e këtij sulmi mizor duhet të japin llogari. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkohen për parandalimin e sulmeve kimike që mund të ndodhin në të ardhmen. Në anën tjetër ashtu siç thekson Presidenti Recep Tayyip Erdogan, kërcënimi i paraqitur nga armët kimike, nuk ndryshon faktin se në Siri qindra mijëra njerëz janë vrarë me armë konvencionale. Prandaj, përpjekjet për të shkatërruar vetëm armët kimike nuk do të jenë të mjaftueshme për t'i dhënë fund paqëndrueshmërisë në rajon. Qëllimi duhet të jetë përfundimi i luftës në Siri. Parandalimi i të gjitha masakrave të kryera me armë konvencionale dhe ato kimike, është e lidhur me një zgjidhje politike sa më të shpejt në Siri. Në këtë kuadër ftojmë komunitetin ndërkombëtar që të zbatojnë një strategji politike gjithëpërfshirëse e cila do të përfundojë vdekjet që kryhen me armë kimike dhe konvencionale", shkruan Kalin në deklaratën e tij.

 


Lajme të ngjashme