Zëdhënësi i Partisë AK: Turqia u informua paraprakisht për sulmet ajrore në Siri

“Nga deklaratat ishte e qartë se do të ketë një reagim të tillë, ndërkaq edhe ne u informuam paraprakisht”, deklaroi zëdhënësi i Partisë AK, Mahir Unal.

Zëdhënësi i Partisë AK: Turqia u informua paraprakisht për sulmet ajrore në Siri

Zëdhënësi i Partisë AK, Mahir Unal bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Franca e informuan Turqinë para sulmeve ajrore ndaj regjimit të Esadit në Siri.

Zëdhënësi Unal në një prononcim të tij të bërë për një kanal televiziv privat tha se “Nga deklaratat ishte e qartë se do të ketë një reagim të tillë, ndërkaq edhe ne u informuam paraprakisht”.

“Para së gjithash para se të ndërmerret ndonjë aktivitet në rajon, Turqia pyet se ‘si do të kontribuoj kjo në zgjidhjen e problemit?’ Sepse ne fillimisht jemi për një zgjidhje urgjente, paqe dhe tërësinë territoriale të Sirisë. Këtu duhet të kushtojmë rëndësi në dy gjëra. Ky sulm nuk është ndërmarrë kundër Sirisë, por kundër regjimit”, bëri të ditur zëdhënësi Unal.

“Ne në këtë sulm shikojmë dhe e vlerësojmë si sanksione të ndërmarra ndaj armëve kimike. Njëkohësisht e shohim edhe si një paralajmërim serioz ndaj regjimit të Esadit për të parandaluar përdorimin e armëve kimike në të ardhmen”, shtoi Unal.

 


Lajme të ngjashme