Turqia përshëndet operacionin ajror ndaj regjimit të Esadit

Turqia përshëndeti operacionin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër regjimit të Esadit e konsideron si të përshtatshëm.

Turqia përshëndet operacionin ajror ndaj regjimit të Esadit

Turqia përshëndeti operacionin e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër regjimit të Esadit e konsideron si të përshtatshëm.

Ministria e Jashtme e Turqisë bëri të ditur se e vlerëson këtë operacion si një vendim me vend.

Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme turke thuhet se “Turqia e konsideron veprimin e kryer herët në mëngjes nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca për të qenë një përgjigje e përshtatshme ndaj sulmit kimik që shkaktoi vdekjen e shumë civilëve në Duma më 7 prill. Ne e mirëpresim këtë operacion që ka lehtësuar ndërgjegjen e njerëzimit përballë sulmit në Duma, i dyshuar kryesisht të jetë kryer nga regjimi.

Sulmet me armë të shkatërrimit në masë, duke përfshirë edhe armë kimike, që synojnë pa dallim civilë, përbëjnë krime kundër njerëzimit. Regjimi sirian, i cili ka tiranizuar popullin e vet për më shumë se shtatë vjet, qoftë me armë konvencionale ose kimike, ka një histori të provuar të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës. Ndërgjegjja e bashkësisë ndërkombëtare nuk ka dyshim për këtë.

Turqia beson se është me rëndësi kritike që krimet e tilla të mos mbeten të pandëshkuara dhe se përgjegjësia sigurohet me qëllim që të parandalojë përsëritjen e krimeve të ngjashme.

Në dritën e kësaj përvoje, është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të bien dakord mbi hapat e përbashkëta për të siguruar që përdorimi i armëve kimike të mos mbetet pa u ndëshkuar”.

 


Lajme të ngjashme