Turqi - Forcat e Armatosura neutralizojnë 67 terroristë gjatë javës së fundit

Në operacionet e ndërmarra nga Forcat e Armatosura të Turqisë në Tunceli, Sirnak, Diyarbakir dhe veri të Irakut, janë neutralizuar 67 terroristë.

951353

Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke publikoi të dhënat në lidhje me operacionet e zhvilluara gjatë javës së fundit (7-13 prill).

Forcat e Armatosura të Turqisë në operacionet e organizuara gjatë javës së fundit kanë neutralizuar 67 terroristë në mesin e të cilëve edhe një nga të ashtuquajturit kuadrit udhëheqës.

Në komunikatën e lëshuar nga Shtatmadhoria bëhet e ditur se gjatë operacioneve të kërkim-spastrimit janë konfiskuar edhe 44 armë, ndërsa u asgjësuan 84 mjete shpërthyese artizanale.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se në kuadër të operacioneve “Dega e Ullirit” janë neutralizuar 4 mijë e 157 terroristë.

Forcat e Armatosura në komunikatë bëjnë të ditur se prej marrjes nën kontroll të plotë të Afrinit më 18 mars e këtej janë asgjësuar 107 mina dhe 781 mjete shpërthyese artizanale.

Lajme të ngjashme