Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi - 21 të dënuar me burgim të përjetshëm për puç postmodern

Gjykata turke ka caktuar dënim të përjetshëm për 21 të pandehur dhe ka liruar nga akuzat 68 të tjerë në procesin gjyqësor në lidhje me të ashtuquajturin "puçi postmodern" i 28 shkurtit të vitit 1997.

Mes 21 të dënuarve me burgim të përjetshëm gjenden ish-shefi i Shtatmadhorisë Hakkı Karadayı, ish-zëvendës shefi i Shtatmadhorisë Çevik Bir dhe gjenerali i lartë Çetin Doğan.

Ndërkaq, në procesin gjyqësor që u zhvillua në një gjykatë të krimeve të rënda në Ankara, 68 të pandehur u liruan nga akuzat.

Procesi gjyqësor kishte filluar në shtator të vitit 2013.

Ndryshe, në shkurt të vitit 1997, një memorandum i diskutueshëm i miratuar nga ushtria turke rezultoi me ndërhyrjen e ushtrisë në pushtetin ekzekutiv dhe në përmbysjen e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm Necmettin Erbakan.

Qeveria e Erbakanit u detyrua të largohej pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Partia e tij Refah më vonë u shpall e jashtëligjshme. Një qeveri e re civile më pas mori përsipër pushtetin nga Erbakani, proces që u bë i njohur si "puçi postmodern". (AA)

Lajme të ngjashme