Çavusoglu: KS i OKB-së nuk u përgjigjet problemeve globale

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka nevojë për reformë.

Çavusoglu: KS i OKB-së nuk u përgjigjet problemeve globale

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka nevojë për reformë.

Çavushollu mbajti një fjalim në Programin e Trajnimit të Diplomatëve të Rinj Ndërkombëtarë të organizuar nga Akademia e Diplomacisë së Ministrisë së Jashtme.  

Në fjalimin e tij Ai theksoi se Këshilli i Sigurimit të OKB-së është i pamjaftueshëm për të zgjidhur problemet globale dhe për të siguruar zgjidhjen e problemeve si dhe parandalimin e konflikteve duhet që institucionet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës ose organizatat rajonale të mbajnë përgjegjësi.

“Shumica e tyre nuk kanë kapacitetin dhe ndikimin e mjaftueshëm për të zgjidhur ose penguar problemet për këtë arsye duhet të riformohen” tha Çavushollu.  

Kombet e bashkuara duhet të jenë më përfshirëse, më përfaqësuese, më ndikuese dhe më zbatuese – tha Çavushollu dhe shtoi: “Në të njëjtën mënyrë edhe Këshilli i Sigurimit ka nevojë për reformë. Ishte projektrezoluta e krijimit të mekanizmit të OKB-së për inspektimin e sulmit kimik në Siri. Këtë e mbështesnim edhe ne. Vetëm një vend dhe në të njëjtën kohë edhe miku ynë e bëri veto atë. Tani jemi nën një rrezik edhe më të madh. Mbase edhe aleatët e tjerë do ndërhyjnë ose do sulmojnë. Vetëm pse një vend thotë ‘Jo’ Kombet e Bashkuara nuk marrin dot vendim në asnjë temë. Për këtë arsye kjo duhet të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë forma e Këshillit të Sigurisë”.  

Ministri i jashtëm turk tha se si Kombet e Bashkuara ashtu edhe Bashkimi Evropian u themeluan pas Luftës së II Botërore dhe përballuan problemet e asaj periudhe por për realitetin aktual ato janë të pamjaftueshme.  



Lajme të ngjashme