Gjeneralarmate Akar: Nuk do të lejojmë një fakt të kryer në Detin Egje

Gjeneralarmate Akar zhvilloi inspektime në disa njësi dhe shtabe në Golcuk dhe Gelibolu.

Gjeneralarmate Akar: Nuk do të lejojmë një fakt të kryer në Detin Egje

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar bëri të ditur se nuk do të lejojnë një fakt të kryer në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor, ndërsa shtoi se “Në këtë drejtim janë duke u marrë të gjitha masat me vendosmëri”.

Gjeneralarmate Akar zhvilloi inspektime në disa njësi dhe shtabe në Golcuk dhe Gelibolu.

Gjatë takimit me komandantët e njësive Akar u informua dhe dha direktiva në lidhje me aktivitetet në vazhdim në këto rajone, ndërsa u prononcua edhe në lidhje me zonën e Egjeut dhe të Mesdheut Lindor.

Akar tha se kurrë nuk do të lejojnë një fakt të kryer në rajonet e Detit Egje dhe Mesdheut Lindor dhe se kanë marrë dhe do të vazhdojnë të marrin çdo lloj mase në këtë drejtim me vendosmëri të njëjtë.

Duke e bërë të ditur se dëshirojnë që problemet që jetohen në Egje të zgjidhen në kuadër të të drejtës ndërkombëtare dhe të parimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, gjeneralarmate Hulusi Akar tha se në këtë kuadër janë duke bërë çdo lloj përpjekje që Deti Egje të jetë det i paqes, miqësisë dhe bashkëpunimit.

Hulusi Akar gjithashtu tha se Forcat e Armatosura të Turqisë me forcën dhe besueshmërinë që merr nga populli fisnik kanë vullnetin dhe kapacitetin për të përmbushur me sukses të gjitha detyrat që i jepen, qoftë brenda, qoftë jashtë vendit, qoftë edhe në Atdheun Blu (zonë detare, të cilën një vend mund ta zgjas deri në 370km larg nga brigjet e tij, zonë ekonomike ekskluzive) me në krye sovranitetin dhe pavarësinë.



Lajme të ngjashme