Turqi - Agjencia Kombëtare e Inteligjencës arrestoi 3 pjesëtarë të FETO-s në Gabon

Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT), ndërmori një operacioni ndaj strukturës së organizatës terroriste FETO/PDY dhe solli në Turqi tre krerë të kësaj organizate.

Turqi - Agjencia Kombëtare e Inteligjencës arrestoi 3 pjesëtarë të FETO-s në Gabon

Inteligjenca turke shkatërron strukturimin e organizatës terroriste gyleniste FETO në Gabon, një shtet në Afrikën Qendrore.

Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT), ndërmori një operacioni ndaj strukturës së organizatës terroriste FETO/PDY dhe solli në Turqi tre krerë të kësaj organizate.

Sipas të dhënave nga burimet e sigurisë, bëhet fjalë për personat Osman Özpınar, İbrahim Akbaş dhe Adnan Demirönal, të cilët janë sjellë në Turqi me avion special nga kryeqyteti i Gabonit Libreville dhe u janë dorëzuar autoriteteve gjyqsore, ndërsa aktualisht janë duke u marrë në pyetje.

Tre pjesëtarët e FETO-s janë gjendur dokumente të organizatës, 20.800 dollarë amerikanë, 12 milionë franga të Afrikës Qendrore (afër 23 mijë dollarë) dhe pajisje të ndryshme elektronike të komunikimit.

Sipas të dhënave të siguruara, ndaj të arrestuarve ka urdhër nga ana e gjykatave për kërkim dhe arrestim me akuzën "pjesëmarrje në organizatë terroriste të armatosur".

Siç mësohet, personat në fjalë paraprakisht janë arrestuar nga forcat e sigurisë së Gabonit më 23 mars.

Me qëllim të shkatërrimit të strukturimit të organizatës terroriste gyleniste FETO jashtë vendit Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT) ndërmerr operacione të shumta jashtë vendit dhe në këtë mënyrë solli në Turqi shumë krerë të kësaj organizate, të cilët u paraqitën para autoriteteve gjyqësore.



Lajme të ngjashme