Isik: Regjimi i Beshar Esadit në Siri dëmton edhe Rusinë

Zëvendëskryeministri Fikri Ëshëk (Fikri Işık) tha se deklaratat e Rusisë të bëra veçanërisht me motiv për të mbrojtur Esadin i shkaktojnë një dëm serioz Rusisë.

Isik: Regjimi i Beshar Esadit në Siri dëmton edhe Rusinë

Zëvendëskryeministri Fikri Ëshëk (Fikri Işık) tha se regjimi i Beshar Esadit në Siri dëmton Rusinë.

Ëshëk, në një organizim në nënprefekturën Serik të rrethit Antalja, u shpreh në lidhje me përdorimin e armëve kimike në rajonin Duma dhe Guta Lindore të Sirisë.  

“Edhe sulmet e fundit kimike nuk duhet të mbeten në asnjë mënyrë pa u ndëshkuar. Në këtë çështje Kombet e Bashkuara duhet të ndëshkojnë përgjegjësit pa parashtruar asnjë pretekst” tha Ëshëk.

Ai tha gjithashtu se deklaratat e Rusisë të bëra veçanërisht me motiv për të mbrojtur Esadin i shkaktojnë një dëm serioz Rusisë.

“Atje janë duke vdekur njerëz dhe si rrjedhojë për këtë nuk ka asnjë shkak. Në mënyrë që kjo të mos përsëritet më duhet që ndaj përgjegjësve të merren masa shkurajuese” tha zëvendëskryeministri turk.

Si pasojë e sulmit me armë kimike të ditës së shtunë në rajon dhanë shpirt 78 persona.   


Fjalët Kyçe: Fikri Isik , Serik , regjimi i Esadit , Rusia

Lajme të ngjashme