Erdogan: Turqia do të vazhdojë luftën kundër FETO-s si brenda ashtu edhe jashtë vendit

Presidenti Erdogan u prononcua në konferencën për shtyp të organizuar pas takimit me homologun e tij nga Kirgizia, Soorbay Ceenbekov.

Erdogan: Turqia do të vazhdojë luftën kundër FETO-s si brenda ashtu edhe jashtë vendit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se “Turqia do të vazhdojë me luftën e saj brenda dhe jashtë vendit deri se edhe tradhtari i fundit i FETO-s të dalë para drejtësisë”.

Presidenti Erdogan u prononcua në konferencën për shtyp të organizuar pas takimit me homologun e tij nga Kirgizia, Soorbay Ceenbekov.

Duke shprehur kënaqësinë nga mirëpritja e Ceenbekovit në Turqi, Presidenti Erdogan e uroi atë për fitore në zgjedhjet presidenciale.

Erdogan e falënderoi Presidentin e Kirgizisë për vizitën e parë të bërë jashtë shtetit në Turqi.

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet e ngushta dypalëshe mes dy vendeve kanë qenë të ekspozuar ndaj sprovave të ndryshme të jetuara pas tentativës së dështuar të grusht shtetit të ndërmarrë nga organizata terroriste gyleniste FETO më 15 korrik 2016, Presidenti Erdogan tha: “Disa persona që ishin nën ndikimin e FETO-s bënë përpjekje për të helmuar, minuar dhe nxjerrë nga binarët këto marrëdhënie. Anëtarët e FETO-s dhe njerëzit që kanë ngritur ata kanë bërë çdo lloj poshtërsie për ti prishur marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kirgizisë. Vizitën e Presidentit Ceenbekov e shohë si një përgjigje të mirë ndaj këtyre përpjekjeve të FETO-s. Turqia do të vazhdojë me luftën e saj brenda dhe jashtë vendit deri se edhe tradhtari i fundit i FETO-s të dalë para drejtësisë. Ne kurrsesi nuk do të lejojmë që këta tradhtarë, të cilët derdhën gjakun e 251 qytetarëve tanë, ku vetëm përreth Kompleksit Presidencial ranë dëshmorë 29 persona, të lëvizin lirshëm”.

Kreu i shtetit turk vuri theksin në rëndësinë që ka kjo çështje për Turqinë dhe për marrëdhëniet turko-kirgize, ndërsa vijoi duke thënë se “Besoj se Zt. Ceenbekov do të veprojë në mënyrë më të vendosur dhe se do të merr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me çështjen e FETO-s. Ne së bashku me institucionet përkatëse do të jemi pranë tyre në luftën kundër FETO-s”.

Ndërkaq Presidenti i Kirgizisë, Sooronbay Ceenbekov bëri të ditur se me Presidentin Erdogan patën një takim mjaft konstruktiv dhe produktiv, ndërsa shtoi se “Dua të theksoi se çështja prioritare e politikës tonë është që vëllazërinë dhe partneritetin që kemi me Republikën mike të Turqisë ta zhvillojmë edhe më shumë”.

Para konferencës për shtyp në prani të Presidentëve, Erdogan dhe Ceenbekov u organizua një ceremoni e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Në këtë kuadër mes qeverive të Turqisë dhe Kirgizisë u nënshkruan 6 marrëveshje në fusha të ndryshme.



Lajme të ngjashme