Turqi - Brenda një jave në vend neutralizohen 43 terroristë të PKK-së

Në operacionet antiterrori të ndërmarra në mbarë vendin gjatë javës së fundit (02-09 prill) janë neutralizuar 43 anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Brendshme e Turqisë bëhet e ditur se në operacionet e sigurisë së brendshme numri i terroristëve të kapur është 25 të vrarë, 8 të gjallë dhe 10 të tjerë u dorëzuan pranë forcave të sigurisë.

Në mesin e terroristëve të neutralizuar ndodhen edhe 4 terroristë të cilët ishin në të ashtuquajtur kuadrin udhëheqës të organizatës.

Në kuadër të operacioneve të zhvilluara në Sirnak, Bitlis, Diyarbakir, Hakkari, Mus, Mardin, Siirt, Tunceli, Van dhe Bingol janë asgjësuar 61 strehimore dhe shpella si dhe 49 mjete shpërthyese artizanale dhe mina të përdorura nga terroristët e kësaj organizate.

Forcat e sigurisë gjithashtu kanë konfiskuar 1,5 tonë materiale që përdoreshin për prodhimin e mjeteve shpërthyese, 43 bomba dore, 47 armë këmbësorie në mesin e të cilëve edhe një raketë si dhe 18 mijë e 480 municione të kalibrave të ndryshme.

Lajme të ngjashme