Turqi - Vazhdojnë hetimet ndaj anëtarëve të FETO-s të kapur në Kosovë

Janë zbuluar dëshmi të reja në lidhje me gjashtë të dyshuarit të arrestuar me operacionin e Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare.

Turqi - Vazhdojnë hetimet ndaj anëtarëve të FETO-s të kapur në Kosovë

Janë zbuluar dëshmi të reja në lidhje me gjashtë të dyshuarit të arrestuar me operacionin e Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare, të realizuar ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës Paralel në Shtet (FETO/PDY) në Ballkan, e cila gjithashtu organizon arratisjen e anëtarëve të saj nga Turqia në shtetet perëndimore. 

Vazhdon hetimi në Kryeprokurorinë e Stambollit ndaj personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina, për të cilët është përcaktuar se janë ndër emrat e nivelit të lartë të organizatës dhe janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm pasi që janë kapur nga Agjencia Turke e Inteligjencës.

Hetimet ndaj të dyshuarve që ishin duke u zhvilluar nga kryeprokuroritë e 6 qyteteve të ndryshme janë mbledhur dhe bashkuar në Kryeprokurorinë e Stambollit.

Kryeprokuroria si rezultat i dosjeve, deklaratave të marra dhe punimeve të ekipit të policisë, ka thelluar hetimin ndaj të dyshuarve.

Pretendohet se të dyshuarit, të cilët një kohë ishin duke jetuar në Turqi, pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut, kanë organizuar arratisjen e anëtarëve të FETO-s në Evropë. Është përcaktuar se të gjithë të dyshuarit kanë qenë ndër emrat e nivelit të lartë të strukturës së FETO-s dhe kanë punuar në shkollat e organizatës në Kosovë, ndërsa mësohet se Mustafa Erdem një kohë ka qenë i ashtuquajturi "Imam i Kosovës" (epror) i organizatës.

 

Nga hetimet gjithashtu është përcaktuar se të dyshuarit Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina dhe Mustafa Erdem kanë qenë përdorues të ByLock, program komunikimi i organizatës, dhe nëpërmjet këtij programi kanë komunikuar ndërmjet njëri-tjetrit.

Llogaritë bankare të dyshuarit Cihan Özkan në Bank Asya, pas udhëzimit të dhënë nga kreu i organizatës, kanë shënuar rritje, ndërsa i dyshuari Kahraman Demirez me anëtarë të tjerë të organizatës ka komunikuar nëpërmjet programit Kakao Talk dhe është zbuluar se ka pasur regjistër ndaj tij në një institucion arsimor të mbyllur sepse ka qenë mbështetës të organizatës.

Për të dyshuarin tjetër Osman Karakaya, theksohet se ka ndihmuar Shoqatën "Kimse Yok Mu", gjithashtu e mbyllur për shkak se ka qenë mbështetëse e FETO-s, ka luajtur rol aktiv në procesin Ergenekon, periudhë gjatë së cilës ai ka përgatitur raporte në favor të FETO/PDY në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll. Gjithashtu është zbuluar se emri i Karakaya gjendet në aktakuzën e strukturës së organizatës për Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Materialet digjitale si kompjuterë, tableta dhe celularë të konfiskuar nga të dyshuarit vazhdojnë të ekzaminohen nga ekipet e Drejtorisë së Policisë së Stambollit. Ndërsa hetimi ndaj të dyshuarve vazhdon nga një ekip i veçantë i Zyrës për Anti-Terror të Drejtorisë së Sigurisë të Stambollit (TEM).

Ndërkohë, theksohet se prokuroria gjithashtu është duke hetuar pretendimin se gjatë shqyrtimit të aktiviteteve financiare të anëtarëve të FETO-s nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) është zbuluar se këta persona kanë miliona euro në bankat turke dhe kosovare. (AA)



Lajme të ngjashme