Yildirim: Ndihmat turke kanë në fokus vetëm njeriun

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) tha nga Mongolia se vendet perëndimore janë të angazhuara me shfrytëzimin e botës, kurse Turqia është e angazhuar duke u zgjatur dorën e ndihmës të vuajturve.

Yildirim: Ndihmat turke kanë në fokus vetëm njeriun

Kryeministri Jëlldërëm ndodhet në Mongoli, ku ka shkuar për kontakte zyrtare. Në kryeqytetin e vendit, Ulan-bator, Jëlldërëm u takua me homologun e tij mongol Khurelsukh Ukhnaa.

Duke folur këtu, Jëlldërëm tha se vëllimi tregtar prej 30 milionë dollarësh midis dy vendeve duhet të rritet në 300 milionë dollarë në një kohë të shkurtër.

Pas takimit, dy kryeministrat ndoqën ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve midis vendeve.

Ndërmjet Mongolisë dhe Turqisë u firmosën marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi në fushat e bujqësisë, transportit dhe teknologjive të komunikimit, menaxhimit të emergjencave, migrimit, diasporës, bibliotekarisë dhe ekonomisë.

Kryeministri Binali Jëlldërëm gjithashtu pati takime të ndara edhe me Presidentin e Mongolisë, Khaltma Battulga dhe Kryetarin e Parlamentit të këtij vendi, Miyegombo Enkhbold.

Pastaj Jëlldërëm mori pjesë në ceremoninë e përurimit të disa projekteve të realizuara në Mongoli nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA).

Kryeministri Jëlldërëm tha se investimet e bëra nga TIKA në përgjithësi në Mongoli janë rreth 40 milionë dollarë, ndërsa shtoi se deri më sot TIKA ka realizuar në këtë vend më shumë se 550 projekte dhe aktivitete.

Ndihmat që ofron Turqia në mbarë botën kanë në fokus njeriun. Kur shikoni në sytë e vendeve që vijnë në Lindjen e Mesme vini re ‘naftë’. Po ashtu edhe kur shikoni në sytë e këtyre vendeve edhe në Afrikë shihni ‘diamant’, minerale të çmuara, gaz natyror, kurse njeriun nuk e shihni. Ndërkohë që në Siri shumë shtete vijnë prej mijëra kilometra larg për të luftuar për pushtet, ndërsa Turqia bën vetëm një përpjekje të mbështetur në botëkuptimin “krijoi kushte njerëzimit të jetojë, që të jetojë edhe shteti, që të ketë paqe botërore”.

 


Lajme të ngjashme