Bozdag: MIT-i ka sjellë në Turqi 80 pjesëtarë të FETO-s nga 18 vende të ndryshme

I ftuar në një televizion privat Zv.kryeministri Bekir Bozda (Bozdağ) tha se Shërbimi Informativ Kombëtar i Turqisë (MIT) në kuadër të antiterrorizmit, ka ‘paketuar’ dhe sjellë në Turqi deri më tani nga 18 vende të ndryshme në botës 80 pjesëtarë të FETO-s

Bozdag: MIT-i ka sjellë në Turqi 80 pjesëtarë të FETO-s nga 18 vende të ndryshme

Zëvendëskryeministri Bekir Bozda (Bozdağ) tha se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri.

Zëvendëskryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë Bozda ishte i ftuar në një televizion privat.

Duke folur për krizën siriane, Bozda tha: "Turqia nuk do të lejojë ndarjen e territorit, unitetit të Sirisë. Ne nuk do të lejojmë një ndryshim me bazë sektare në Siri".

Teza që ka mbrojtur deri më sot Turqia në drejtim të ruajtjes së tërësisë territoriale të Sirisë është pranuar edhe nga Rusia me Iranin, u shpreh Zëdhënësi i Qeverisë, ndërsa theksoi se ata nuk do të lejojnë formimin e strukturave terroriste në Siri. "Organizata terroriste separatiste, PKK/PYD-YPG ashtu siç u spastrua nga Afrini, në të njëjtën mënyrë do të pastrohet tani edhe nga Tel Rifat”, shtoi ai.

Zv.kryeministri Bozda tha se duan që të pastrojnë nga terroristët edhe rajonin Sinxhar, edhe rajonet e tjera të Irakut. "Nëse kjo bëhet (nga irakianët) atëherë për ne nuk ka asnjë problem, por nëse nuk bëhet, atëherë Turqia e zotëron forcën për ti pastruar ata (terroristët) prej këtu”, shtoi ai.

Kohët e fundit, Shërbimi Informativ Kombëtar i Turqisë (MIT) ka bërë punë të suksesshme jashtë shtetit në kuadër të antiterrorizmit, theksoi Bozda, duke nënvizuar se "MIT deri më tani ka ‘paketuar’ dhe sjellë në Turqi nga 18 vende të ndryshme në botës 80 pjesëtarë të FETO-s”. 

Bozda deklaroi se përpjekja kundër FETO-s vazhdon. "FETO është një organizatë terroriste shumë e vështirë për t'u zbuluar për shkak të strukturës që ka dhe metodave të saj të punës. Identifikimi i anëtarëve të saj është gjithashtu shumë e vështirë për t'u bërë. Organizata ka një strukturë kriptike (të fshehtë), ajo mund të fshihet pas çdo lloj maske. Si rrjedhim identifikimi, deshifrimi i këtyre nuk është i lehtë”, sqaroi Bozda.

 


Lajme të ngjashme