Yildirim: Turqia radhitet e dyta për nga qasja e studentëve në univesitete

Duke e bërë të ditur se numri i përgjithshëm i universiteteve në Turqi në vitin 2002 ishte 76, shefi i qeverisë turke tha se kjo shifër sot arriti në 186.

Yildirim: Turqia radhitet e dyta për nga qasja e studentëve në univesitete

Kryeministri Binali Yildirim bëri të ditur se Turqia radhitet e dyta për nga qasja e studentëve në universitete.

Në fjalën e tij të mbajtur në programin e bursave të studimeve pasunivesitare jashtë vendit, të mbajtur në sallën e Ministrisë së Arsimit Kombëtar në Ankara, Kryeministri Yildirim tha se niveli i shkollimit në arsimin fillor është 100%, të arsimit të mesëm 83%, ndërsa i arsimit të lartë 43%.

Duke e bërë të ditur se numri i përgjithshëm i universiteteve në Turqi në vitin 2002 ishte 76, shefi i qeverisë turke tha se kjo shifër sot arriti në 186 dhe shtoi se shumë afër do të hapen edhe 10 universitete të reja.

Kryeministri gjithashtu shtoi se Turqia zë vendin e dytë në botë për nga qasja në universitete, ndërsa në vendin e parë ndodhet Greqia.



Lajme të ngjashme