Rusia do ti dorëzojë Turqisë sistemet S-400 në shtator të vitit të ardhshëm

Data e dorëzimit në pranim të sistemeve të mbrojtjes ajrore të tipit S-400, të cilat Turqia i bleu nga Rusia, është përcaktuar të jetë në shtator 2019.

Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir, në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij Twitter bëri të ditur se ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit në Nivel të Lartë Turqi-Rusi që u mbajt mbrëmë në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Duke e bërë të ditur se gjatë mbledhjes u bisedua në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes, Demir tha se “Data e dorëzimit të sistemeve S-400 për të cilat kemi nënshkruar marrëveshje me Rusinë, është përcaktuar në shtator 2019”.

Lajme të ngjashme