Çelik: Çështjen e liberalizimit të vizave me BE-në do ta diskutojmë këtë muaj

Ministri turk për Çështjet e BE-së dhe kryenegociatori Omer Çelik tha se me Zëvendësin e parë të Kryetarit të Komisionit Evropian, Frans Timmermans ka biseduar në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave.

Çelik: Çështjen e liberalizimit të vizave me BE-në do ta diskutojmë këtë muaj

Ministri turk për Çështjet e BE-së dhe kryenegociatori i Ankarasë me Brukselin, Omer Çelik bëri të ditur këtë muaj Turqinë do ta vizitojë një delegacion i BE-së për çështjen e liberalizimit të vizave.

Në fjalën e tij të mbajtur në mbledhjen e komisionit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë për marrëdhëniet me jashtë, Omer Çelik tha se me Zëvendësin e parë të Kryetarit të Komisionit Evropian, Frans Timmermans ka biseduar në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave.

“Ata do të dërgojnë në Turqi një delegacion teknik në lidhje me dokumentin që ne e paraqitëm në lidhje me liberalizimin e vizave, ku do të shprehin opinionin e tyre”, bëri të ditur ministri Çelik.

Duke prekur edhe në fjalët e Kryeministrit të Austrisë, Sebastian Kurz për nevojën e ndërprerjes së negociatave me Turqinë, ministri Çelik tha se “qëndrimi i Austrisë ndaj Turqisë nga qëndrimi opozitar u shndërrua në një qëndrim armiqësor”.

Çelik shtoi se Kurz edhe pse nuk vjen nga ndonjë parti e ekstremit të djathtë shfaqë një qëndrim më racist nga vetë racistët.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Kurz deklaratat e tij në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me Turqinë i përdorë vetëm si gjenerim dhe se nuk ka një synim të tillë.

“Deklarata për ti ndërprerë marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së, por të zhvillohen marrëdhëniet në fushat tjera është gënjeshtra më e madhe që është thënë ndonjëherë në Evropë”, bëri të ditur Çelik.

Ministri shtoi se këto deklarata të bëra ndaj Turqisë janë bërë me fjalët qëllimkeqe të kamufluara me estetike dhe tha: “Ne në asnjë mënyrë nuk do ti pranojmë këto. Çështja kryesore nga aspekti i Turqisë është parimi i anëtarësimit të plotë. Edhe njëherë dua të theksoj se përveç projektit të anëtarësimit të plotë nuk do të pranojmë asnjë qasje tjetër”.  



Lajme të ngjashme