Ankaraja mirëpret samitin tresh Turqi-Rusi-Iran

Samit që mbahet me pjesëmarrjen e Presidentëve Recep Tayyip Erdogan, Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani organizohet në Kompleksin Presidencial.

944229
Ankaraja mirëpret samitin tresh Turqi-Rusi-Iran

Sot në kryeqytetin Ankara filloj samiti tresh Turqi-Rusi-Iran për çështjen e Sirisë.

Samit që  mbahet me pjesëmarrjen e Presidentëve Recep Tayyip Erdogan, Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani organizohet në Kompleksin Presidencial.

Sipas informatave të marra nga burimet diplomatike dje në Ankara u takuan zyrtarët e lartë të cilët zhvilluan punime mbi deklaratën e përbashkët që do të publikohet në fund të samitit.

Pritet që në deklaratë të vihet theksi për vazhdimin e armëpushimit në Siri, për ruajtjen e tërësisë territoriale të Sirisë dhe ndalimin e shkeljeve të armëpushimit.

Ndërkaq propozimet për hedhjen e hapave të reja të dala nga mbledhja e zyrtarëve të lartë do të paraqiten në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit të mbajtur sot.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu së bashku me homologët e tij të Rusisë dhe Iranit, gjegjësisht Sergey Lavrov dhe Xhevad Zarif i bënë një vlerësim këtyre propozimeve.

Pritet që drafti i tekstit të deklaratës përfundimtare të dalë nga mbledhjet të miratohen edhe nga ana e liderëve.

Në kuadër të samitit tresh do të takohen edhe Presidenti Erdogan dhe homologu i tij iranian Hasan Ruhani.

Gjatë takimeve në kuadër të samitit krahas marrëdhënieve dypalëshe do të shkëmbehen mendimet edhe në lidhje me çështjet tjera rajonale dhe ato ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme