Erdogan: Dorëzimi i raketave S-400 do të bëhet përpara afatit të planifikuar

Presidenti turk tha se vëllimi tregtar me Rusinë aktualisht është rritur me 32% në krahasim me vitin e kaluar dhe ka kaluar në shifrën mbi 22 miliardë dollarë, por Turqia synon që këtë vëllim ta rrisë në 100 miliardë dollarë.

Erdogan: Dorëzimi i raketave S-400 do të bëhet përpara afatit të planifikuar

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se procesi i dorëzimit të sistemit të raketave S-400 është afruar më herët nga afati i dorëzimit.

Erdoan u takua kokë më kokë me liderin rus, që ndodhet për një vizite zyrtare në Turqi.  

Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura për median në palaltin presidencial zgjati 2 orë e gjysëm.

Presidenti Erdoan uroi edhe një herë homologun e tij rus për fitoren në zgjedhjet preesidenciale.

Presidenti turk tha se vëllimi tregtar mes dy vendeve aktualisht është rritur me 32% në krahasim me vitin e kaluar dhe ka kaluar në shifrën mbi 22 miliardë dollarë, por Turqia synon që këtë vëllim ta rrisë në 100 miliardë dollarë.

Erdogan foli edhe në lidhje me samitin trepalësh Turqi-Rusi-Iran që do të mbahet nesër me pjesëmarrje të presidentëve të tre vendeve, në të cilin do të adresohet kriza në Siri, duke thënë se në këtë samit do të flitet rreth bisedimeve në Astana dhe do të këmbehen mendime në mënyra të ndryshme.

Ai tha se ka informuar presidentin rus lidhur me operacionin antiterrorist të Turqisë në rajonin e Afrinit në Siri, duke theksuar rëndësinë e këtij operacioni për sigurinë e Turqisë dhe integritetin territorial të Sirisë.

"Uroj që edhe më tej do të vazhdojmë të punojmë së bashku për ndërtimin e stabilitetit në Siri dhe garantimin e paqes dhe sigurisë", tha Erdogan.

Në lidhje me sistemin e mbrojtjes raketore S-400, për të cilin Turqia është dakorduar për ta blerë nga Rusia, Erdogan tha se marrëveshja është arritur dhe se kjo çështje ka përfunduar.

"Aktualisht vazhdon procesi i prodhimit. Madje, Rusia ka treguar afërsi edhe më të fortë në lidhje me këtë çështje duke e tërhequr më herët afatin e dorëzimit", deklaroi Erdogan.

Nëekaq, Erdogan dhe Putin sot përmes një video konference në Ankara morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të centralit të parë bërthamor të Turqisë, Akkuyu, që do të ndërtohet në provincën jugore turke Mersin.

Centrali bërthamor Akkuyu do të ndërtohet nga Agjencia Ruse e Energjisë Bërthamore Rosatom dhe do të përbëhet nga katër njësi, secili me kapacitet prej 1.200 megavatësh.

Marrëveshja ndërqeveritare për centralin Akkuyu midis Rusisë dhe Turqisë u nënshkrua në vitin 2010.



Lajme të ngjashme