Zv/Kryeministri Isik: ShBA-të duhen ta mbajnë premtimin për Menbixhin

Gjatë pjesëmarrjes në një emision të Radiotelevizionit të Turqisë, TRT, Zëvendëskryeministri Isik bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me luftën kundër terrorit.

Zv/Kryeministri Isik: ShBA-të duhen ta mbajnë premtimin për Menbixhin

Zëvendëskryeministri, Fikri Isik bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhen ta mbajnë premtimin e dhënë në lidhje me Menbixhin.

Gjatë pjesëmarrjes në një emision të Radiotelevizionit të Turqisë, TRT, Zëvendëskryeministri Isik bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me luftën kundër terrorit.

Isik rikujtoi premtimin e ShBA-së se terroristët e PKK/PYD-YPG-së do të largohen nga Menbixhi, ku u vendosën nga ana e ShBA-së me pretekst luftën kundër DAESH-it, ndërsa nuk u tërhoqën pas mundjes së kësaj të fundit.

“Çështja e Menbixhit është aq e qartë sa që Presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe pararendësi i tij Barack Obama i kanë premtuar disa herë Presidentit Recep Tayyip Erdogan se do ta largojnë PKK/PYD-YPG-në nga Menbixhi”, bëri të ditur Isik.

 

“Në qoftë se është dhënë një premtim atëherë ai duhet të mbahet. Në qofte premtimi nuk plotësohet atëherë të dy aleatet do të mbeten në pozitë të ballafaqimit me njëra-tjetrën gjë që nuk do të jetë në dobi as të Turqisë e as të ShBA-së”, vijoi Zëvendëskryeministri Isik.

Ai shtoi se Turqia sipas Marrëveshjes së Ankarasë të nënshkruar në vitin 1926 mbanë të drejtën e ndërmarrjes së operacioneve ndaj strofkave të terrorit në rajonin Sinxhar të Irakut.

Duke e vënë në dukje se PKK-ja me ndryshimin e emrit vazhdimisht përpiqet ta fsheh veten, Isik tha se pjesëtarët e kësaj organizate në Sinxhar ndryshuan emrin në “Njësitë e Rezistencës së Shengalit” (YBS).

Isik gjithashtu bëri të ditur se qeveria e Irakut duhet të bëjë atë që është e nevojshme në luftën kundër terrorit, ndërsa tha se “Ajo çfarë presim ne nga qeveria e Irakut është të spastrojë të gjithë elementët e terrorit, të cilat paraqesin kërcënim për Turqinë”.



Lajme të ngjashme