Erdogan: Në çdo çast do ti publikojmë objektivat e reja në luftën kundër terrorit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan vuri theksin në vendosmërinë në luftën kundër terrorit dhe tha se Forcat e Armatosura të Turqisë janë duke bërë përgatitje për të avancuar drejt objektivave të reja.

Erdogan: Në çdo çast do ti publikojmë objektivat e reja në luftën kundër terrorit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dha sinjale se në çdo çast do të mund të publikojnë objektivat e reja në luftën kundër terrorit.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e përurimit kolektiv të 80 shkollave dhe 59 sallave të sportit në shkolla të ndërtuara në Stamboll.

Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit turk preku edhe në luftën kundër terrorit ku tha se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë më 20 janar, për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste janë neutralizuar 3 mijë e 872 terroristë.

Duke vënë theksin në vendosmërinë në luftën kundër terrorit, Presidenti Erdogan tha se Forcat e Armatosura të Turqisë janë duke bërë përgatitje për të avancuar drejt objektivave të reja.

Ai shtoi se në çdo çast do të mund të publikojnë objektivat e reja në luftën kundër terrorit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Organizatat terroriste arratisen e ne i ndjekim nga prapa. Ja se çfarë ndodhi, ata u arratisën në Siri, në Afrin, në Sinxhar të Irakut. I thamë udhëheqjes së Bagdadit ‘Nëse doni ju mund ta kryeni këtë punë, nëse jo ne do ta shkatërrojmë PKK-në në Sinxhar’. Askush nuk pret leje për këtë”.



Lajme të ngjashme