Liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4 prill do të takohen në samitin tresh për Sirinë

Ankaraja më 3 prill mirëpret mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Lartë Turqi-Rusi, ndërsa më 4 prill do të mirëpret samitin tresh me temë Sirinë.

Liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4 prill do të takohen në samitin tresh për Sirinë

Më 4 prill në Ankara Me pjesëmarrjen e liderëve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, gjegjësisht Presidentëve Recep Tayyip Erdogan, Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani do të mbahet samiti tresh me temë Sirinë.

Sipas deklaratës së bërë nga zyra për informim e Presidencës bëhet e ditur se mbledhja e 7-të e Këshillit të Bashkëpunimit të Lartë Turqi-Rusi do të mbahet më 3 prill në Ankara nën kryesimin e Presidentëve Erdogan dhe Putin dhe me pjesëmarrjen e ministrave përkatës.

Gjatë kësaj mbledhjeje do të shqyrtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Rusisë. Gjithashtu do të shkëmbehen mendimet në lidhje me çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Në kuadër të vizitës së Presidentit Putin do të organizohet edhe ceremonia e hedhjes së themeleve të centralit bërthamor Akkuyu.

Në anën tjetër samiti tresh me temë Sirinë, ku do të marrin pjesë edhe Presidentët Erdogan, Putin dhe Ruhani, do të mbahet më 4 prill në Ankara.

Pritet që në kuadër të samitit të mbahet edhe takimi dypalësh mes Presidentëve Erdogan dhe Ruhani.

Gjatë këtij takimi krahas marrëdhënieve dypalëshe do të shkëmbehen mendime edhe për çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme