Erdogan bisedon në telefon me Thaçi dhe Vuçiç

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka zhvilluar nga një bisedë telefonike me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiç, me theks të veçantë dialogun Prishtinë-Beograd.

Erdogan bisedon në telefon me Thaçi dhe Vuçiç

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka zhvilluar nga një bisedë telefonike me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet e Presidencës turke, gjatë bisedave telefonike është folur rreth tensioneve pas arrestimit të hënën të shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe Marko Gjuriç.

Erdoan ka theksuar rëndësinë që ti kushtohet kujdes maksimal që rasti në fjalë të mos e dëmtojë procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Dialogun mes Serbisë dhe Kosovës Erdoan e ka cilësuar të një rëndësie tejet të madhe për paqen dhe qetësinë e rajonit, ndërsa ka theksuar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo lloj kontributi ne lidhje me këtë çështje.

 


Lajme të ngjashme