Bozdag: Mbështetja e Francës ndaj YPG-së, legjitimon terrorin

Zëdhënësi i Qeverisë turke, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) ndaj kërkesës së Francës për të ndërmjetësuar mes Forcave Demokratike Siriane (FDS) dhe Turqisë ka reaguar duke thënë se “mbështetja që i jep Franca YPG-së është legjitimim i terrorit”.

Bozdag: Mbështetja e Francës ndaj YPG-së, legjitimon terrorin

Zv.kryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) ka thënë se garancia që Franca u ka dhënë për mbështetje organizatave terroriste PYD/YPG/YPJ është përpjekje në drejtim të legjitimit të këtyre organizatave.

Reagimin e tij ndaj deklaratave të Presidentit të Francës, Emmanuel Marcron), i cili është takuar me delegacionin e YPG-së, zgjatimi sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, dhe ka propozuar ndërmjetësim mes Turqisë dhe Forcave Demokratike Siriane (FDS), ku çatinë kryesore e përbën PYD-ja, Zëdhënësi i Qeverisë turke e shprehu përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Garancia që Franca u jep për mbështetje organizatave terroriste PYD/YPG/YPJ dhe deklaratat e saj në këtë drejtim është një mbështetje e hapur ndaj terrorit, organizatave terroriste dhe terroristëve; është përpjekje për të legjitimuar organizatat terroriste; është një bashkëpunim dhe solidaritet i hapur me organizatat terroriste që sulmojnë Turqinë. (...) Ata që bashkëpunojnë dhe hyjnë në solidaritet me organizatat terroriste që veprojnë kundër Turqisë dhe që bashkë me terroristët sulmojnë Turqinë do të trajtohen njësoj si terroristët, do të jenë në shënjestër të Turqisë”, shkruan Bekir Bozda.

“Shpresojmë që Franca të mos e ndërmarrë një hap të tillë, që nuk është racional. Ata që në vend të miqësisë me Turqinë, preferojnë miqësinë me organizatat terroriste; ata që në vend të bashkëpunojnë dhe jenë në solidaritet me Turqinë bashkëpunojnë dhe janë në solidaritet me organizatat terroriste, më në fund do të humbasin bashkë me organizatat terroriste, që janë miqtë e tyre”,- është shprehur Zëdhënësi i Qeverisë.

 


Lajme të ngjashme