Bosnjë-Hercegovinë – Yildirim: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit nënkupton siguri në Evropë

Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit nënkuptojnë siguri në Evropë, theksoi Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, gjatë një vizite në Sarajevë, duke shtuar se të gjitha shtetet e rajonit kanë përgjegjësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit...

Bosnjë-Hercegovinë – Yildirim: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit nënkupton siguri në Evropë

Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit nënkuptojnë siguri në Evropë, theksoi Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, gjatë një vizite në Sarajevë, duke shtuar se të gjitha shtetet e rajonit kanë përgjegjësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

“Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit nënkuptojnë në të vërtetë siguri në Evropë, siguri në Lindjen e Mesme. Në këtë aspekt, ne e dimë se të gjitha shtetet e rajonit kanë përgjegjësi të madhe për të mos prishur paqen dhe stabilitetin në këtë vend”, theksoi Yildirim në një konferencë për media pas takimit me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdiç, në kryeqytetin Sarajevë.

“Në këtë drejtim, ne jemi në përpjekje të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet duke filluar nga Bosnjë-Hercegovina”, shtoi kryeministri turk.

“Lufta e Turqisë kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme, Siri dhe Irak jo vetëm që siguron qytetarët tanë, por edhe parandalon një fluks të refugjatëve në Ballkan, Evropë dhe aktivitetet terroriste”, nënvizoi Yildirim.

Shefi i Ankarasë zyrtare theksoi se kishte marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet e Ballkanit dhe se tregtia dhe bashkëpunimi reciprok me këto vende ishte në rritje të vazhdueshme.

Ai falënderoi qeverinë e Bosnjë-Hercegovinës për përpjekjet e ofruara për t’i dhënë fund aktiviteteve të organizatës terroriste gyleniste (FETO) në këtë vend, megjithatë shtoi se ende vazhdojnë disa aktivitete të kësaj organizate nën emra të ndryshëm.

“Lidhur me këtë ne dëshirojmë që mbështetja juaj të vazhdojë edhe më tej”, theksoi Yildirim.

Duke folur për rritjen ekonomike të Turqisë në vitin 2017 prej 7,4%, ai u shpreh se kjo gjë nuk ka qenë ndonjë befasi për Turqinë.

“Nuk ishte befasi për ne. Ne tanimë kemi projekte për rritje të qëndrueshme në vitin 2018”, nënvizoi ai. /AA



Lajme të ngjashme