Sillen në Turqi 6 anëtarë të FETO-s të kapur në Kosovë

Shërbimi Informativ Kombëtar turk (MIT) i ka dhënë një goditje të rëndë degës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës Paralele në Shtet (FETO/PDY) në Ballkan.

fetö-pdy örgütü mensubu cihan özkan.jpg
fetö-pdy örgütü mensubu hasan hüseyin günakan.jpg
fetö-pdy örgütü mensubu kahraman demirez.jpg
fetö-pdy örgütü mensubu mustafa erdem.jpg
fetö-pdy örgütü mensubu osman karakaya.jpg
fetö-pdy örgütü mensubu yusuf karabina.jpg

Me një operacion që MIT ka realizuar në bashkëpunim efektiv me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI). Si rezultat i këtij operacioni janë kapur dhe sjellë në Turqi 6 anëtarë të nivelit të lartë të FETO/PDY-së të kërkuar nga drejtësia turke.

Personat me emrat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina u janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore në Turqi.

Sipas të dhënave të siguruara, gjashtë të arratisurit e FETO/PDY-së të kapur përmes operacionit, krahas ndjekjes së aktiviteteve në shtetet e Ballkanit, kanë qenë të ngarkuar me detyrë për organizimin e arratisjes së elementëve të organizatës në Turqi drejt shteteve të Evropës dhe ShBA-së.

Njësitë e sigurisë kishin evidentuar se i kërkuari Cihan Özkan ka menaxhuar paratë e mbledhura në emër të bamirësisë në shtetet e Ballkanit, të cilat i ka transferuar në Pensilvani, ku gjendet kreu i organizatës terroriste (Fetullah Gulen).

Kurse Kahmraman Demirez, përgjegjës për strukturimin rinor në Kosovë, ka punuar në mënyrë aktive në shtetet e Ballkanit, ndërsa ka luajtur rol në sigurimin e prurjeve të mëdha në organizatë. 

Nga ana tjetër, Hasan Hüseyin Günakan, i sjellë po ashtu në Turqi përmes operacionit të MIT-it, njihet si personi përgjegjës për mësimdhënësit në shkollat e organizatës në rajon.

Mësohet se edhe emrat e tjerë kanë qenë figura të larta përgjegjës për strukturimin e FETO/PDY-së në institucione dhe organizata të ndryshme në Ballkan.

Osman Karakaya ka luajtur rol aktiv në çështjen gjyqësore të njohur si “Ergenekon”. Gjatë kësaj periudhe ai ka përgatitur raporte në favor të FETO/PDY-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll, dhe për këto shërbime është dekoruar nga kreu i organizatës Fetullah Gulen.



Lajme të ngjashme