Dronët ANKA hynë në inventarin e flotës turke

Mjeti ajror pa pilot ANKA (droni IHA), i prodhuar nga Industria Turke e Aviacionit dhe Aeronautikës (TUSAŞ/TAI), ka hyrë në shërbimin e Komandës së Forcave Detare.

Dronët ANKA hynë në inventarin e flotës turke

Dronet e tipit IHA, të dizenjuar nga inxhinierët e TAI-t dhe të prodhuar në kuadër të projektit ANKA, ku marrin pjesë shumë firma nënkontraktore vendore, janë vënë në dispozicion të forcave të sigurisë.

Së fundmi Komandës së Forcave Detare u janë dorëzuar dronët e porositur  IHA sipas kontratës së nënshkruar ndërmjet Nënsekretarisë së Industrisë së Mbrojtjes (SSM) dhe TAI.

Më herët ANKA ka shërbyer në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe në Komandën e Forcave Ajrore, kurse tani do të mbështesë edhe aktivitetin e Komandës së Forcave Detare.

Planifikohet që ANKA t’u shërbejë Forcave Detare turke në hapësirën ajrore të Egjeut. Më 27 mars mjeti fluturues pa pilot prodhim turk misionin e parë e ka kryer me sukses në qiellin e Egjeut dhe Mesdheut.

Komanda e Forcave Detare këta lloj dronësh (ANKA) do ti përdorë për qëllime zbulimi dhe vrojtimi.

 


Lajme të ngjashme