Erdogan: Ata që kërkojnë lirimin e ushtarëve grekë heshtin për puçistët turq të arratisur në Greqi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se vendimin për gjendjen e dy ushtarëve grekë, që u arrestuan për shkak se hynë në Turqi duke kaluar kufirin, do të merret nga gjykata.

Erdogan: Ata që kërkojnë lirimin e ushtarëve grekë heshtin për puçistët turq të arratisur në Greqi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se vendimin për gjendjen e dy ushtarëve grekë, që u arrestuan për shkak se hynë në Turqi duke kaluar kufirin, do të merret nga gjykata turke.

Erdoan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë kthimit për në Turqi nga Bullgaria, ku u zhvillua samiti Turqi-BE.

Ai tha se gjendja e dy ushtarëve grekë të arrestuar erdhi në rendin e ditës në samit.

“Ne shpjeguam se kjo çështje është në gjykatë. Na thanë ‘Ju jeni një president i madh, siguroni lirimin e tyre’. Ndërsa përgjigjja ime ishte “Unë nuk jam më i madh se drejtësia. Duhet të presim vendimin e gjykatës” tha Erdoan.

Ai tha gjithashtu se qëndrimi në mënyrë të tillë në çështjen e dy ushtarëve grekë dhe mos qëndrimi aspak në çështjen e ekstradimit të atyre që u arratisën në Greqi pas tentativës së grusht shtetit të organizatës terroriste gyleniste në 2016-n nuk përputhet aspak me drejtësinë.

“Sigurisht që ne nuk bëjmë lindje ndërmjet dy ngjarjeve. Por ata që tentuan të bëjnë grusht shteti në vendin tonë janë ende në Greqi. Pavarësisht se ua kërkuam, ata nuk na i dhanë. Ata që kanë heshtur për këtë shprehen se 2 ushtarët grekë duhet të lihen të lirë menjëherë” tha Erdoan.

Kreu i shtetit turk tha se Bashkimi Evropian, po të mbante një qëndrim konstruktiv ndaj Turqisë në vend që ti drejtojë kritika të padrejta dhe të zbatojë standard të dyfishtë ndaj saj, jo vetëm që do të përmirësonte marrëdhëniet por edhe do të lehtësonte punët.

Ai shpjegoi se qëndruan veçanërisht në rëndësinë për të mbajtur hapur kanalet e dialogut dhe në këtë çështje kanë një konsensus të plotë.

Erdoan iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me një ndërhyrje të mundshme ndaj rajonit Sinxharit në Irak dhe duke bërë të ditur se nga udhëheqja irakiane ka ardhur një deklaratë ku thuhet se “Në Sinxhar kemi filluar operacionet e nevojshme në shumë rrugë”, Presidenti turk tha: “Nëse terroristët po nxirret nga Sinxhari kjo është diçka shumë e mirë. Por nëse nuk janë nxjerrë atëherë do të bëjmë një operacion edhe në distancë 60 kilometra nga kufijtë tanë”.  

Kurse në lidhje me hartën rrugore, që do të ndiqet në rajonin Tel Rifat të Sirisë, duke nënvizuar se këto janë çështje që nuk mund të deklarohen më para, Erdoan tha: “Nëse do shkojmë, atëherë do shkojmë një natë papritmazi. Dhënia e datës, hartës rrugore, pra zgjimi i armikut para se të shkojmë nuk është i drejtë”.

Kurse në lidhje me tensionin për kërkimet në Mesdheun Lindor Presidenti Erdoan tha se Turqia në asnjë mënyrë nuk do të hedhë hap prapa në lidhje me të drejtën e burimeve natyrore.  

Duke bërë të ditur se gazi natyror dhe nafta që do të nxirret që aty, në kuadër të të drejtës ndërkombëtare, i takon edhe turqve të Qipros dhe duke nënvizuar se të dyja palët e ishullit duhet të jenë me të drejta të barabarta, bëri një vlerësim duke thënë: “Por pala greko qipriotë ka hall tjetër. Pala greko qipriotë thotë: ‘Ne do tua japim të drejtën për kërkim çfarë firme të duam ne”. Kurse ne themi: “Jugu dhe Veriu të takohet dhe të marrin vendim së bashku se cilës firme ndërkombëtare do t’ia japin punën për kërkim në Mesdheun Lindor”. Këtë e kërkon edhe drejtësia ndërkombëtare. Në këtë çështje nuk mund të themi se Bashkimi Evropian është treguar i barabartë”.



Lajme të ngjashme