Çavusoglu: Pa Turqinë BE-ja nuk mund të jetë aktor i vërtetë

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlut Çavuşoğlu) në një vlerësim që i ka bërë Samitit të Varnës tha se Bashkimi Evropian (BE) pa Turqinë nuk mund të jetë një aktor i vërtetë.

Çavusoglu: Pa Turqinë BE-ja nuk mund të jetë aktor i vërtetë

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlut Çavuşoğlu) vlerësoi Samitin Turqi-BE, që u mbajt të hënën në qytetin Varna të Bullgarisë.

Çavushollu tha se samiti kishte kaluar në një atmosferë pozitive, ndërsa shtoi se "nëse BE-ja do që të bëhet një aktor i vërtetë, atëherë këtë nuk mund ta realizojë pa Turqinë. Ka pasur edhe vende që nuk kanë dashur ta parashikojnë këtë, tani edhe ato vende kanë nisur ta kuptojnë”.

Duke folur për çështjen e përditësimit të marrëveshjes së Bashkimit Doganor midis BE-së dhe Turqisë, shefi i diplomacisë turke tha:

"Bashkimi doganor mund të përditësohet shumë mirë, pasi kjo është edhe në të mirën e të dyja palëve.Po ashtu, një çështje shumë e rëndësishme është liberalizim i vizave. Ne u kemi dhënë atyre propozimin tonë të fundit, të cilin ata po e shqyrtojnë”.

Çavushollu tha gjithashtu se ai kishte dëgjuar rrëfime të sinqerta nga disa drejtues të BE-së lidhur me tentativën e grushtit të shtetit më 15 korrik 2016.

"Ne nuk e dinim se ata (puçistët) donin të organizonin atentat kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). Më vonë e mësuam këtë. Madje kanë bërë edhe rrëfime të sinqerta si: ‘në fakt ne duhet të kishim ardhur me avionin e parë, erdhëm me vonesë, kemi gabuar”,- tha Mevlut Çavushollu.

 


Lajme të ngjashme