Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan–Putin konfirmojnë vendosmërinë për zhvillimin e marrëdhënieve

Në një bisedë telefonike që kanë realizuar të martën, Presidenti Erdoan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë konfirmuan vendosmërinë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.

Erdogan–Putin konfirmojnë vendosmërinë për zhvillimin e marrëdhënieve

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) realizoi të martën një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas informacioneve të siguruara nga Presidenca turke, Presidenti Erdoan i përcolli homologut të tij rus ngushëllimet për humbjet e jetëve në zjarrin që ra më 25 mars në një qendër tregtare në qytetin Kemerovo. Me këtë rast Presidenti turk i shprehu ngushëllime edhe mbarë popullit rus. 

Të dy presidentët po ashtu konfirmuan vendosmërinë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.

Erdoğan dhe Putin biseduan edhe për samitin trepalësh për krizën siriane, që do të mbahet më 4 prill në Ankara, me pjesëmarrjen e Turqisë, Rusisë dhe Iranit në nivelin e kryetarëve të shteteve.

Me këtë rast Erdoan dhe Putin do të realizojnë edhe një takim kokë më kokë. Në bisedën telefonike në fjalë krahas samitit tresh të dy liderët biseduan edhe për marrëdhëniet dypalëshe.



Lajme të ngjashme