2 ushtarë turq bien dëshmorë gjatë aktiviteteve të zbulimit në Afrin

2 ushtarë turq ranë dëshmorë si pasojë e shpërthimit të një bombe artizanale gjatë aktiviteteve të kërkim/zbulimit të zhvilluara në kuadër të Operacionit Dega e Ullirit, që vazhdon në rajonin Afrin të Sirisë.

2 ushtarë turq bien dëshmorë gjatë aktiviteteve të zbulimit në Afrin

2 ushtarë turq ranë dëshmorë si pasojë e shpërthimit të një bombe artizanale gjatë aktiviteteve të kërkim/zbulimit të zhvilluara në kuadër të Operacionit Dega e Ullirit, që vazhdojnë në rajonin Afrin të Sirisë.

Në deklaratën e bërë nga Forcat e Armatosura Turke në lidhje me ngjarjen bëhet e ditur se: “Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, gjatë aktiviteteve të kërkim/zbulimit të ekzekutuara në rajonin Afrin më 26 mars 2018, si pasojë e shpërthimit të një bombe artizanale, ranë dëshmorë 2 heronj bashkëluftëtarë tanë”.

Nga ana tjetër në operacionet me mbështetje ajrore, që vazhdojnë në zonën rurale të nënprefekturës Arsuz të rrethit Hatay, u neutralizuan 11 terroristë, që u përcaktuan se përgatiteshin për sulm.  

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke deklaratën në lidhje me këtë temë e bëri sot në mëngjes.

Në deklaratë u dha informacion edhe në lidhje me operacionin ajror të ekzekutuar më 22 mars 2018 ndaj elementëve të organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut, të cilët përgatiteshin për sulme ndaj njësive ushtarake turke.

Sipas kësaj në operacionin në fjalë u neutralizuan 41 terroristë.

Gjatë aktiviteteve të kërkimit në rajon si pasojë e zjarrit të hapur nga një terrorist i plagosur u plagos një ushtar turk, i cili ra dëshmor në spitalin ku u dërgua për kurim.

Edhe në operacionet kundër organizatës separatiste terroriste PKK në nënprefekturën Sason të Batmanit u neutralizuan së bashku me armët dy terroristë.  

Në deklaratën e bërë nga Prefektura u rikujtua se në operacionin e filluar më 23 mars u neutralizua terroristi përgatitës bombash i PKK-së me nënshtetësi iraniane.  

 


Lajme të ngjashme