Vazhdojnë me shpejtësi punimet e ndërtimit të anijes luftarake aeroplanmbajtëse

Në Kantierin Sedef në Tuzla të Stambollit vijojnë me shpejtësi punimet e ndërtimit të anijes së parë kombëtare luftarake aeroplanmbajtëse të Turqisë, “Anija Sulmuese Amfibe Multifunksionale TCG Anadolli”.

Vazhdojnë me shpejtësi punimet e ndërtimit të anijes luftarake aeroplanmbajtëse
Anija Sulmuese Amfibe Multifunksionale prodhim turk do të vihet në shërbim brenda 1 viti
Anija Sulmuese Amfibe Multifunksionale prodhim turk do të vihet në shërbim brenda 1 viti

Anija e parë kombëtare luftarake aeroplanmbajtëse e Turqisë, “TCG Anadolli, Anija Sulmuese Amfibe Multifunksionale” do të rrisë aftësinë vepruese të Forcave Detare Turke.  TCG Anadolli ka gjithashtu një kapacitet prej 6 fregatash F358, 4 helikopterë ATAK (prodhim turk), 8 helikopterë transporti të mesëm, 2 helikopterë multifunksionalë ‘seahawk’ dhe dy mjetë fluturues pa pilotë (të telekomanduar).

Në Kantierin Sedef në Tuzla të Stambollit vijojnë me shpejtësi punimet e ndërtimit të anijes së parë kombëtare luftarake aeroplanmbajtëse të Turqisë, “Anija Sulmuese Amfibe Multifunksionale TCG Anadolli”.  

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Detare të Stambollit dhe Rajonit të Marmarasë, Egjeut, Mesdheut dhe Detit të Zi (IMEAK), Metin Kalkavan bëri një deklaratë në lidhje me punimet e TCG Anadolli.  

“Deri më tani ka përfunduar 90% e prodhimit të blloqeve në terren. Menjëherë pas fazës së prodhimit filluan punimet për pajisjet e brendshme, të cilat vazhdojnë ende. Anija përbëhet nga 114 blloqe, nga këto deri më tani janë bashkuar rreth 10 blloqe” tha Kalkavan.

Anija e parë kombëtare luftarake aeroplanmbajtëse e Turqisë, “TCG Anadolli, Anija Sulmuese Amfibe Multifunksionale” do të rrisë aftësinë vepruese të Forcave Detare Turke.  

“Me këtë anije, që është më shumë funksionale se anijet e tjera aeroplanmbajtëse që dihen, Forcat tona Detare do të tejkalojnë ligën në këtë fushë. Ne jemi pak a shumë vendi i 10-të në botë, që do të zotërojë një anije të tillë. Kjo lloj anijeje prodhohet vetëm në 5-6 vende. Ne edhe do të zotërojmë edhe do të prodhojmë një anije të tillë. Ky projekt është shumë i madh dhe është duke vazhduar me sukses.  

Anija planifikohet të jetë gati në muajin shkurt ose mars të vitit 2019.

Anija që nga ana e Forcave Detare Turke cilësohet si produkti më i lartë (produkt që nuk ka mbi të) është 232 metra e gjatë dhe 32 metra e gjerë.  

TCG Anadolli është 58 metra e lartë. Anija zotëron një garazh 1.410 metra katrorë për automjete me peshë të rëndë si tanke ose kontejnerë.

Në anije gjendet gjithashtu edhe një pishinë 1.165 metra katrorë, një garazh për automjete me peshë të lehtë me një sipërfaqe 1.880 metra katrorë, një kuvertë anijeje 5.440 metra katrorë me 6 pista dhe një pistë lançuese dhe një hangar 900 metra katrorë.

TCG Anadolli ka gjithashtu një kapacitet prej 6 fregatash F358, 4 helikopterë ATAK (prodhim turk), 8 helikopterë transporti të mesëm, 2 helikopterë multifunksionalë ‘seahawk’ dhe dy mjetë fluturues pa pilotë (të telekomanduar).



Lajme të ngjashme