Erdogan: Operacioni ‘Dega e Ullirit’, janë neutralizuar 3.747 terroristë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdodan deklaroi se që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" më 20 janar në rajonin veriperëndimor sirian të Afrinit në total janë neutralizuar 3.747 terroristë.

Erdogan: Operacioni ‘Dega e Ullirit’, janë neutralizuar  3.747 terroristë

Erdogan iu drejtua të pranishmëve në kongresin e zakonshëm të partisë turke në pushtet për Zhvillim dhe Drejtësi (Partia AK) në Giresun duke njoftuar se forcat e armatosura turke kanë vendosur kontroll në të gjithë rajonin e Afrinit. 

Operacioni në Afrin nisi më 20 janar në përputhje me të drejtat turke të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Turqia gjithashtu i referohet nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së, përkatësisht "të drejtës për vetëmbrojtje". Operacioni zhvillohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Erdogan njoftoi vazhdimin e luftës vendimtare kundër terrorizmit.

Ai theksoi se forcat turke kanë mbështetje të madhe në operacione nga Ushtria e Lirë Siriane, ku 614 luftëtarë të së cilës u vranë në operacionin e vitit të kaluar "Mburoja e Eufratit" dhe të paktën 302 luftëtarë u vranë në operacionin "Dega e Ullirit" në Afrin. (AA)

 

 


Lajme të ngjashme