Erdogan: Populli turk nuk i ngjan asnjë populli tjetër, e merr forcën nga historia dhe besimi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se ka arritur në 3 mijë e 740 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Erdogan: Populli turk nuk i ngjan asnjë populli tjetër, e merr forcën nga historia dhe besimi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha se ka arritur në 3 mijë e 740 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë të shtunën e 20 janarit, për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Presidenti Erdoan në fjalimin e mbajtur në Kongresin VI të Zakonshëm të degës së Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në rrethin Ordu ndër të tjera tha: “Ky popull është një popull i fuqishëm. Ky popull nuk është një popull dosido. Ky popull, para së gjithash, me forcën e marrë nga historia dhe besimi, mori udhën pa pyetur askënd në fillim në operacionin “Mburoja e Eufratit” dhe më pas në operacionin e Afrinit dhe në operacionin “Mburoja e Eufratit” shkroi një legjendë”.

“Numri i terroristëve të neutralizuar në Afrin arriti në 3 mijë e 740. Ne e thamë që në fillim se do futemi deri në palcë. Ne hymë në Cudi, Gabar, Tendurek, Bestlerdere. Ne thamë se ata do të arratisem dhe ne do ti ndjekim. Dhe faktikisht ata u arratisën dhe ne i ndoqëm. Dhe aq shumë u arratisëm sa më në fund ikën në Siri. Ne i ndoqëm edhe atje” tha Presidenti Erdoan.    

 


Lajme të ngjashme