Erdogan: Bashkë me Afrinin tashmë ka nisur edhe lëvizja e rilindjes

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të shtunën nga rrethi Samsun, ku mori pjesë në Kongresin VI të Zakonshëm të degës së Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim, se bashkë me Afrinin tashmë ka nisur edhe lëvizja e rilindjes...

Erdogan: Bashkë me Afrinin tashmë ka nisur edhe lëvizja e rilindjes

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të shtunën nga rrethi Samsun, ku mori pjesë në Kongresin VI të Zakonshëm të degës së Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), se bashkë me Afrinin tashmë ka nisur edhe lëvizja e rilindjes.

“Tashmë s’ka më lodhje të materialeve, bashkë me Afrinin tashmë ka nisur përsëri lëvizja e rilindjes”, tha ai në një fjalim të shkurtër drejtuar qytetarëve të tubuar jashtë sallës së kongresit.

“Askush nuk mund t’i thotë ushtrisë turke dhe Turqisë se ‘po ndërmerr një aksion pushtues në Siri’. Perëndimi ka dhënë shembujt më konkretë të aksioneve pushtuese”, shtoi Erdogan.

Në vijim, kreu i shtetit turk dhe njëherësh i AK Partisë në pushtet hyri në sallën e Kongresit VI të Zakonshëm të degës së partisë së tij në Samsun, ku u prit me ovacione të stuhishme.

“Me përjashtimin tonë, të gjithë janë atje (në Afrin-Siri) me synime dhe taktika të tjera”, u shpreh lideri turk.

“Vëllezërit tanë në rajon e kanë parë këtë, prandaj dhe na dërgojnë mesazhe me kërkesën që Turqia të shkojë kudo, nga Tel Rifati në Menbixh dhe nga Tel Abjadi në Ras al-Ajn, për të vendosur edhe atje sigurinë, paqen e rendin. Me lejen e Allahut, ne do t’u përgjigjemi edhe thirrjeve të tyre, do të jemi pranë të gjithë vëllezërve tanë përgjatë vijës sonë kufitare me Sirinë, të cilët shikojnë me sy dhe zemër nga Turqia, sa më parë që të jetë e mundur”, tha Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme